Rama: Dashnor Sula sfidë personale si kryeinspektor, ka formimin e nevojshëm

Kryeministri Edi Rama ka komentuar emërimin e Kryeinspektorit të sapoemëruar, ish-deputet i PD-së në disa legjislatura, Dashnor Sula, duke e cilësuar detyrën e marrë prej tij si një sfidë personale për të adresuar problematikat në treg.


Kryeministri Edi Rama ka komentuar emërimin e Kryeinspektorit të sapoemëruar, ish-deputet i PD-së në disa legjislatura, Dashnor Sula, duke e cilësuar detyrën e marrë prej tij si një sfidë personale për të adresuar problematikat në treg.

Gjatë një takimi për reformën në sistemin e inspektimeve, Rama i kujtoi Sulës sulmet ndaj qeverisë kur ishte në opozitë.

“Kryeinspektori vjen nga një karrierë që ka përfshirë aspekte politike, por ai ka një përvojë të pasur edhe në sistemin e drejtësisë. Ka të gjithë formimin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë”, tha Rama.

Për Kryeministrin, ky është një moment kyç për të punuar më ngushtë për të përmirësuar sistemin e inspektimeve dhe për të siguruar transparencën dhe efikasitetin në trajtimin e ankesave dhe inspektimeve, me fokus në një konkurrencë të ndershme dhe të barabartë për të gjithë sipërmarrësit.

“Kur vjen puna tek politika ndarja është edhe e natyrshme, sepse jetojmë në një sistem demokratik. Por kur vjen puna tek shteti, kur vjen puna tek objektivat e përbashkët, pra kohës sa na jepet mundësia, mirë është që të përpiqemi së bashku. Kjo është në një farë mënyre edhe një lloj sfide personale se dhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur kam qenë në Parlament. Tani ta shohim se si i bën gjërat për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne që nuk i bënim ashtu si duhet”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…