Rama: Inspektimet jo më të befasishme, sipërmarrjes t’i parashtrohet programi tematik

Kryeministri Edi Rama, theksoi sot rëndësinë e reformës në sistemin e inspektorateve, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e administratës shtetërore dhe të funksionimit të shtetit.


Kryeministri Edi Rama, theksoi sot rëndësinë e reformës në sistemin e inspektorateve, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e administratës shtetërore dhe të funksionimit të shtetit.

Gjatë një takimi të zhvilluar me ministren e Ekonomisë dhe Invacionit, Delina Ibrahimaj dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sulaj, Rama theksoi se, pavarësisht përpjekjeve dhe arritjeve të deritanishme, inspektimi mbetet një fushë ku ka ende shumë për të bërë.

Ai e vlerësoi këtë reformë si një hap të rëndësishëm për të garantuar një shtet më të fuqishëm dhe të drejtë, që funksionon për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

“Reforma në inspektoratet është një domosdoshmëri, pasi ndihmon për të krijuar një sistem më të organizuar dhe më të drejtë, që e bën administratën më efikase dhe më transparente. Kemi kaluar një fazë të rëndësishme parapërgatitore dhe tani kemi kaluar në fazën e zbatimit të thelluar. Po punohet për krijimin e kushteve optimale për inspektoratet, me fokus në përmirësimin e procesit të inspektimeve”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ai theksoi gjithashtu se tani është koha që inspektoratet të funksionojnë sipas planeve të qarta pune, për të shmangur inspektimet pa kritere dhe të paorganizuara.

Kryeministri nënvizoi se inspektorët duhet të punojnë me profesionalizëm dhe të mos shqetësojnë sipërmarrësit me inspektime të shpeshta dhe pa një plan të qartë.

“Nuk bën sens që inspektoratet të mos kenë plane të punës dhe që inspektorët nga ai që e ka fushën e përgjegjësisë në mes të Tiranës deri tek ai që e ka në një qytet të vogël të mos kenë përpara planin e tyre të punës dhe të mos përgjigjen për planin e tyre të punës, por të dalin nga shtëpia si gjahtarë që nisen nëpër drejtime të ndryshme për të kapur ndonjë gjë. Kjo nuk mund të jetë mënyra si funksionojnë inspektorët. Dhe aq më tepër akoma unë besoj që ka ardhur koha që ne të mos veprojmë në nivelin e inspektimit me befasira, a thua se po kapin diversantë dhe armiq në radhët e sipërmarrjes”, deklaroi Rama.

Sipas tij, sipërmarrja lajmërohet, i parashtrohet programi tematik i inspektimit dhe bëhet inspektimi.

“Qëllimi ynë nuk është t’i kapim gabim. Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë që të vetëkorigjohen edhe kur janë gabim. Kështu funksionon në të gjithë Europën. Kështu duhet të funksionojë dhe ky”, tha Rama.

Sipas tij, është barrë e Kryeinspektorit të Përgjithshëm dhe e inspektorit të përgjithshëm të racionalizojmë vizitat në dyert e biznesit.

“Nuk mundet dot një sipërmarrje të harxhojë një kohë pa limit për lloj-lloj inspektimesh. Të gjithë janë pa diskutim të kontrollueshëm nga të gjithë, por nuk mundet dot të sulmohen me gjithfarë lloj inspektimesh, por por racionalizohet mënyra se si kryhen inspektimet dhe racionalizohet koha dhe energjia që i kërkohet një sipërmarrje për t’u marrë me inspektorët”, tha Kryeministri.

Në lidhje me projektet e ardhshme, Kryeministri përmendi ndërtimin e një kompleksi të ri për Inspektoratin e Përgjithshëm, që do të mundësojë bashkimin e të gjitha inspektorateve në një vend, duke rritur efikasitetin e administratës dhe koordinimin ndërmjet tyre. Ai theksoi se përpjekjet do të përqendrohen në racionalizimin e inspektimeve dhe në përmirësimin e kushteve të punës për inspektorët dhe bizneset.

Për Kryeministrin, ky proces i reformës nuk është vetëm një çështje administrative, por një sfidë e madhe që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përkatës.

Ai shtoi se çdo përpjekje për të përmirësuar sistemin e inspektimeve është një hap drejt realizimit të objektivave të vendit për të pasur një shtet më të fuqishëm dhe për të siguruar një proces integrimi të suksesshëm në Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama shprehu besimin se reforma do të sjellë rezultate konkrete dhe do të ndihmojë për të pasur një administratë shtetërore që funksionon më mirë, duke rritur besimin e qytetarëve dhe sipërmarrësve në institucione dhe duke kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…