Peleshi: Për dosjen e SPAK për Ballukun po zbatojmë ligjin për ruajtjen e sekretit hetimor

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh sot gjatë seancës parlamentare, se materialet dhe provat për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk janë kyçur në sirtar, por po zbatohet ligji për ruajtjen e sekretit hetimor.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh sot gjatë seancës parlamentare, se materialet dhe provat për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk janë kyçur në sirtar, por po zbatohet ligji për ruajtjen e sekretit hetimor.

Peleshi iu përgjigj kreut të partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë publike dosjen për çështjen e Belinda Ballukut.

Peleshi tha se “nuk është e vërtetë që janë kyçur materialet dhe provat, por se të dhënat e saj nuk duhet të dalin, sepse janë sekret hetimor, edhe për deputetët që kanë tashmë akses në dosje”.

“Në fjalën tuaj harruat togfjalëshin Këshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, është ky këshill që shqyrton materialet dhe i paraqet raportin seancës. Raporti i Këshillit të Mandatave do të vijë në seancë, ku do të përfshihen të gjithë opinionet e palëve apo deputetëve. Do votojë pasi të dëgjojë raportin e përgatitur nga deputetët anëtarë të Këshillit të Mandatit, Rregullores dhe Imunitetit”, tha Peleshi.

Në përgjigje të Shehajt, Peleshi nënvizoi se të gjithë deputetët që kanë tërhequr materialet duhet të mos i bëjnë publike, sepse bëhet fjalë për një sekret hetimor për të cilin është firmosur dhe deklarata përkatëse.

“Nuk është zgjedhje e kryetarit të Kuvendit, është një urdhër i prokurorit të çështjes për të mos publikuar materialet dhe jam në zbatim të atij urdhri dhe ligji”, tha Peleshi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…