Koçi: Angazhim në parandalimin dhe luftën kundër krimit financiar

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, deklaroi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e rekomandimeve të MONEYVAL, mekanizmi i Këshillit të Evropës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të dëmtimit në masë.

Duke raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Koçi theksoi se ky proces ka qenë kompleks dhe ka kërkuar angazhimin e koordinuar të një numri të madh institucionesh në drejtim të përmirësimin e kuadrit ligjor, institucional dhe operacional të vendit.

Sipas tij, përmbushja e rekomandimeve të MONEYVAL përbën një element kyç për besueshmërinë kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe për forcimin e integritetit të sistemit financiar, duke ndikuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit evropian.

Koçi nënvizoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin për të ruajtur dhe thelluar standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe taskforca e Veprimit Financiar (FATF), në funksion të parandalimit dhe luftës kundër krimit financiar.

“Shqipëria ndodhet në një fazë intensive të përmbushjes së kritereve të procesit të integrimit europian dhe njëkohësisht, është subjekt i vlerësimeve periodike nga institucionet ndërkombëtare në fusha specifike me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Koçi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia