Krasniqi vizitë zyrtare në SHBA, takime në DASH dhe me figura të shquara të medias

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizuale, Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizuale, Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite në Uashington DC, në të cilën shoqërohej nga Sekretarja e Përgjithshme e AMA-s, Romelda Rrapollari, Krasniqi është pritur në Departamentin e Shtetit nga zyrtari për çështjet për Shqipërinë, John W Robbins, zyrtari për Diplomacinë Publike për Çështjet e Europës Qendrore, Michael Marble dhe zyrtari për Iniciativat e Politikave Ndërkombëtare, Evan Lord.

Temat e diskutimit në këtë takim kanë qenë transparenca e pronësisë së medias, transpozimi në legjislacionin shqiptar i akteve të rëndësishme europiane, dhe iniciativa të tjera ligjore që synojnë rregullimin e mëtejshëm të tregut mediatik.

Kryetarja Krasniqi u ka bërë me dije iniciativat e deritanishme të AMA-s që synojnë rregullimin e Platformave të Shpërndarjes së Videove dhe sfidat që paraqet ky rregullim. Gjithashtu është diskutuar mbi fenomenet negative si dezinformimi e gjuha e urrejtjes në të gjitha format me të cilat ajo shfaqet, mbi integritetin e informacionit dhe çështje të tjera që lidhem me ambientin mediatik në Shqipëri.

“Kjo vizitë i shërben institucionit tonë, i cili tashmë nuk është më vetëm një përfitues, por edhe kontribues i politikave lidhur me integritetin e informacionit dhe lirinë e medias”, ka thënë Krasniqi pas kësaj vizite.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Uashington, Krasniqi ka marrë pjesë në ceremoninë e zgjedhjes së presidentit të ri të “The National Press Club” (Klubi Kombëtar i Medias), që është edhe organizata më e rëndësishme mediatike në SHBA.

Gjatë ceremonisë, Krasniqi është takuar me figura të njohura të medias amerikane.

“Të gjithë gazetarëve shqiptarë ju them se “The National Press Club”, bashkë me shumë organizma në Europë, ju mbështet”, i është drejtuar me një mesazh gazetarëve shqiptarë, Mark Schoeff Jr, Presidenti i sapozgjedhur, i 119-ti i Klubit Kombëtar Amerikan të Gazetarëve.

“Ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për të raportuar rreth Shqipërisë dhe për të informuar qytetarët shqiptarë për çka ndodh aty dhe përreth”, tha Schoeff Jr.

Krasniqi, duke falënderuar për ftesën ka siguruar se liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për institucionin që ajo drejton.

Klubi Kombëtar i Medias është vendi i takimit për krijuesit e lajmeve dhe gazetarët në SHBA. Krijimi i tij daton në vitin 1908 dhe gjatë gjithë historisë së tij ka shërbyer si një arenë e rëndësishme nëpër të cilën kanë kaluar emra të rëndësishëm të medias, institucioneve, të politikës amerikane dhe botërore për të ndarë pikëpamjet e tyre mbi ngjarjet aktuale me median dhe publikun.

Misioni i Klubit Kombëtar të Medias, si Organizata Kryesore Profesionale në Botë për Gazetarë, është t’i shërbejë anëtarëve të tij përmes aktiviteteve të zhvillimit profesional që rrisin aftësitë e tyre, përmes shërbimeve që plotësojnë nevojat në ndryshim, të profesionistëve të komunikimit, me aktiviteteve sociale me ndikim në SHBA dhe mbarë botën.

Ndërkaq ndalesa e radhës e Kryetares së AMA-s në Uashington ka qenë në Universitetin John Hopkins. Aty është takuar me Prof. Asc. Edward P Joseph, dhe stafin e editorëve të revistës shkencore të kësaj qendre, kryeredaktoren Clarisa Merkatz, editorin Frank Gamez dhe menaxheren editoriale, Alexandra Venegas. Temë e bisedës kanë qenë sfidat e tregut mediatik dhe ndikimi i teknologjisë.

Gjatë takimit Krasniqi u ka bërë me dije punën rregullatore të AMA-s në tregun mediatik audioviziv, përshtatjet me ndryshimet digjitale dhe fenomenet shqetësuese që vihen re sot në media.

SIAS është një qendër me ndikim në ekspertizën mediatike dhe diplomaci. Kjo vizitë në një nga qendrat kryesore të Universitetit prestigjioz John Hopkins është një hap i parë i hedhur drejt studimeve dhe projekteve të përbashkëta rregullatore.

Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në DASH, pas asaj të vitit 2022.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.