Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali përgëzoi sot studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali përgëzoi sot studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali tha se dialogu mbetet rruga e më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike.

“Përgëzoj studentët për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi”, theksoi Spiropali.

Ministrja Spiropali shprehu vlerësimin për gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht kryeministrit Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit.

“Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti për të drejtat mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike”, tha Spiropali.

Në Maqedoninë e Veriut 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete juridike: ai i Universitetit të Tetovës, i Universitetit të Evropës Juglindore dhe i Universitetit “Nënë Tereza” kanë dorëzuar një peticion ku kërkojnë që ky provim të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, krahas maqedonishtes. Ata thonë se kjo u takon me ligj, pasi studimet i kryejnë në shqip dhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend.

Burimi ATSH

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Bashkëpunim me UNESCO-n për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës…