
Audienca me papa Leone XIV, Rama ndan momente nga takimi me Atin e Shenjtë
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, u prit të enjten në audiencë nga papa Leone XIV, në vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, u prit të enjten në audiencë nga papa Leone XIV, në vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.
Kryeministri publikoi sot në rrjetet sociale disa çaste të bukura nga ky takim që u zhvillua në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik, ku shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho.
Kryeministri Edi Rama u prit dje në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vatikan, Rama u ndal fillimisht në bazilikën e Genazzano-s, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.
Ndërkohë vizita e kryeministrit në Vatikan vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e shën Gjon Palit II.
Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, vizituan vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.
Pjesë e kësaj vizite ishin edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.
Burimi ATSH


















