
Rama zhvillon homazhe në varrin e papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho zhvilluan sot homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho zhvilluan sot homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan.
Kryeministri i cilësoi homazhet në bazilikën Santa Maria Maggiore, një moment të veçantë të vizitës në Selinë e Shenjtë.
Rama u shpreh se papa Françesku ishte një mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes së tij, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin shqiptar e të dërgonte mesazhet e tij të miqësisë.
Paraditen e sotme, kryeministri Rama u prit në audiencë nga papa Leone XIV.
Më pas u zhvillua takimi në sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Kryeministri Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.
Burimi ATSH



















