Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si parti politike

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, lidhur me shqetësimin e ngritur nga kreu i qeverisë për kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, lidhur me shqetësimin e ngritur nga kreu i qeverisë për kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Në një komunikim përmes rrjeteve sociale, Rama u shpreh se, “befas Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet publikisht si një parti politike, me një gjuhë të papranueshme dhe të pajustifikueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor; pra përfaqësojnë një pushtet që arbitron dhe jo një arbitër që thotë: bilbili është i imi, topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier”, tha Rama.

Kryeministri ndau pjesë nga deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve, ku thuhet se, “shoqata ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave, si edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar”.

Rama u shpreh se, “besoj se të gjithë e dinë se çfarë është një fushatë dhe çfarë është një fushatë kur e udhëheq unë, së bashku me të gjithë shokët dhe shoqet e armëve të PS-së: një uragan që merr përpara këdo që i del përballë, kur është fjala për një betejë politike”.

Por, shtoi Rama, “kjo nuk është një betejë politike. Ne nuk jemi në asnjë fushatë dhe nuk kemi asnjë qëllim të bëjmë fushatë kundër gjyqtarëve apo t’i vetëvendosim në pozicionin e viktimës, ndërkohë që ajo që kjo shoqatë po kërkon është absolutisht unike në historinë e Europës dhe nuk e bën më të lehtë pozicionin e gjyqtarëve”.

Duke vijuar deklaratën ku thuhet se “e gjithë kjo tymnajë populiste”, Rama u shpreh se shoqata nuk mund t’i japë vetes të drejtën të bëjë përcaktime të tilla.

“Jeni parti politike? Regjistrohuni si parti politike, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe pastaj bëni edhe ju siç bëjnë plot: luftë me etiketime, me sharje, me fyerje, me vendosje të kundërshtarit në pozita që nuk janë absolutisht të lidhura me argumentin, por me etiketimin”.

“‘Tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve’”, vijoi citimin e deklaratës Rama.

Kryeministri u shpreh se e ka provuar linçimin dhe se është diçka krejt tjetër. Ai theksoi se kjo nuk ka asnjë lidhje me një qëndrim publik, ku as nuk është përmendur njeri me emër, as nuk është fyer apo etiketuar dikush, por është ngritur një problem i madh dhe serioz.

“Ju, zotërinj, kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Kjo është e vërteta që nuk e luan topi”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…