Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik “Team Albania” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në datat 6-22 shkurt 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik “Team Albania” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në datat 6-22 shkurt 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë.

“Flamuri kuqezi që po merrni sot është i “rëndë”. Ai mban në vetvete pritshmërinë e një vendi të tërë. Flamuri kuqezi nuk ju kërkon domosdoshmërisht medalje, ju kërkon dinjitet. Ai mishëron vlerat e paqes, respektit, krenarisë. Ai i tejkalon kufijtë përmes sportit. Flamuri kuqezi ju kërkon të tregoni se Shqipëria është aty me ju, është e fortë, e denjë dhe e barabartë mes të barabartëve dhe mes më të mirëve të botës. Nisuni me besim! Garoni fort dhe me nder. Flamuri është në duart tuaja”, deklaroi Presidenti i Republikës, ndërsa i dorëzoi ekipit tonë flamurin kombëtar.

Veç urimit për sukses në Alpet e Italisë, Begaj i shprehu ekipit tonë të skiatorëve mirënjohje dhe përgëzime për atë që kanë arritur në sport, duke e renditur Shqipërinë krah vendeve që kanë traditë shekullore në sportet dimërore dhe njëherazi u uroi sukses në gara.

“Një fakt i tillë na bën të gjithëve krenarë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

“Në Lojërat Olimpike të Milanos dhe Cortinës ju do të përfaqësoni Shqipërinë, vendin tuaj, do të mbani ambicien e Shqipërisë që po garon me më të mirët, aty ku deri dje ishim thjesht vizitorë të largët. Fakti që sot renditemi me dinjitet krah vendeve që kanë traditë shekullore në sportet dimërore, duhet të na bëjë të gjithëve krenarë. Kjo tregon se madhësia e një kombi për t’u përfaqësuar në sport e kudo nuk matet vetëm me kilometrat katrorë të pistave të skive që ne mund të kemi, apo terreneve sportive që ne mund të kemi, por matet me madhësinë e zemrës së atyre sportistëve që na përfaqësojnë”, theksoi Presidenti.

“Investimi tek talenti i jashtëzakonshëm i Lara Colturit dhe mbështetja për sportistët tanë, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, tregojnë qartë se sporti shqiptar ka dalë nga faza e pjesëmarrjes simbolike”, u shpreh Begaj, i cili falënderoi të gjithë kontribuuesit që bënë të mundur arritjen e deritanishme dhe bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.

Duke iu drejtuar katërshes së ekipit shqiptar që do të përfaqësojë flamurin kuqezi në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Itali, Kreu i Shtetit theksoi se kjo pjesëmarrje, pavarësisht rezultatit, ju bën fitues të krenarisë së të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të brezit të ri që mëson përmes shembullit tuaj se suksesi vjen me disiplinë, me punë, përkushtim dhe pasion.

“Kur të jeni në startin e garës, mbani mend se pas jush janë familjet tuaja, të cilat unë dua t’i falënderoj pafund për sakrificën e tyre, janë federatat dhe Komiteti Olimpik, por pas jush është edhe një popull i tërë që po mësohet të shohë flamurin e tij kuqezi të garojë si i barabartë mes të barabartëve”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Burimi ATSH

Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik “Team Albania” që do të përfaqësojë Shqipërinë në…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik “Team Albania” që do të përfaqësojë Shqipërinë në…