Rama: Të ngrihet një grup nismëtar për ndryshimet kushtetuese, Kuvendi me 100 deputetë

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se përveç reformave të tjera në proces, duhet menduar edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese.


Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se përveç reformave të tjera në proces, duhet menduar edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese.

Rama theksoi se që në fillim të këtij mandati është shtruar nevoja për rishikimin e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij, parlamenti aktual me 140 deputetë mund të reduktohet në 100, një hap që do të pritej pozitivisht nga publiku dhe do të sillte racionalizim të forcave dhe burimeve.

“Ne kemi një parlament me 140 vetë dhe fare mirë mund të kemi një parlament me 100 vetë. Kjo do të ishte e mirëpritur nga publiku dhe do të ndihmonte në racionalizimin e burimeve”, u shpreh Kryeministri.

Ai sqaroi se ulja e numrit të deputetëve nuk është e vetmja çështje që duhet adresuar, pasi Kushtetuta përmban edhe aspekte të tjera që kërkojnë rishikim nga ekspertë të fushës, të cilët kanë njohuritë dhe përgjegjësinë e nevojshme për të vlerësuar ndryshimet e nevojshme.

“Ka dhe aspekte të tjera që duhen rivizituar nga sigurisht njerëzit që dinë se çfarë shohin, dinë çfarë lexojnë, çfarë thonë dhe shkruajnë kur vjen fjala tek Kushtetuta e Shqipërisë.”

Sipas Ramës, duhet ngritur një grup nismëtar që të hapë zyrtarisht procesin e diskutimit për ndryshimet kushtetuese.

Ai theksoi se një reformë e tillë është shumë më komplekse se reforma zgjedhore apo ajo administrativo-territoriale dhe kërkon më shumë kohë, angazhim dhe burime.

“Duhet ngritur një grup që pastaj të hapi një proces. Natyrisht është shumë më tepër sesa një reformë zgjedhore, apo një reformë administrativo-territoriale, kështu që kërkon shumë më tepër hapësirë, angazhim, burime etj. Por duhet nisur kjo punë”, tha Rama.

“Ambicia jonë duhet të jetë që në fund të mandatit ne të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Puna për integrimin nuk pret karriget bosh të opozitës

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se mazhoranca…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Puna për integrimin nuk pret karriget bosh të opozitës

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se mazhoranca…