
Nënkryetarja e Kuvendit takim me ambasadorin e Katarit
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
“Gjatë ditës së sotme zhvillova një takim të përzemërt me Shkëlqesinë e Tij, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, Ambasador i Shtetit të Katarit në Shqipëri 🇶🇦🤝🇦🇱
Diskutuam mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, si edhe mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
E falënderova Ambasadorin për vëmendjen dhe gatishmërinë e treguar, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të Katarit në nxitjen e partneriteteve dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.”, shkruan nënkryetarja e Kuvendit në rrjetet sociale.



















