Balluku: Zero taksë karboni për energjinë me origjinë shqiptare, sipas Komisionit Europian

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi sot se energjia shqiptare prodhohet kryesisht nga burime të rinovueshme, dhe për këtë arsye ka taksë zero të karbonit.


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi sot se energjia shqiptare prodhohet kryesisht nga burime të rinovueshme, dhe për këtë arsye ka taksë zero të karbonit.

Në takimin për prezantimin e parkut eolik në Tropojë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, Balluku shpjegoi se Shqipëria ka investuar në mënyrë strategjike në energji të qëndrueshme si hidrocentrale, parqe eolike dhe energji diellore.

“Nuk po flasim më për plane në letër, por për megavat-orë të instaluara, për miliarda euro investime të huaja dhe projekte që funksionojnë në terren, duke vjelur avantazhet e një sistemi që garanton se prodhimi energjetik vjen nga burime të rinovueshme. Për rrjedhojë, taksa e karbonit për energjinë me origjinë shqiptare, sipas Komisionit Europian, është zero. Kjo sepse Shqipëria ka investuar në mënyrë të zgjuar dhe ka politika të qarta që garantojnë integrimin e tregut energjetik me atë europian”, tha Balluku.

Që nga 1 janari i këtij viti, në Bashkimin Europian ka hyrë në fuqi taksa e karbonit, e cila do të zbatohet për të gjitha vendet që nuk janë pjesë e BE-së dhe që eksportojnë në tregun e BE-së. Kjo do të thotë se çdo prodhues energjie elektrike jashtë BE-së do të duhet të paguajë një taksë shumë të lartë karboni kur eksporton. Për Shqipërinë, kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse vendi ynë ka energji 100% nga burime të rinovueshme dhe nuk ka nevojë të paguajë taksë karboni. Kjo e vendos Shqipërinë në një pozicion shumë të favorshëm konkurrues në krahasim me vendet e rajonit, ku prodhuesit do të duhet të paguajnë taksa të larta karboni për eksportet drejt BE-së.

Burimi ATSH

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.