Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me kapacitet 600 MW, përbën një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik të vendit dhe një investim të rëndësishëm të kompanisë amerikane CWP.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me kapacitet 600 MW, përbën një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik të vendit dhe një investim të rëndësishëm të kompanisë amerikane CWP.

Në takimin për prezantimin e këtij projekti ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se projekti mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimet energjetike dhe strategjinë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

“Parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, është një simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme, më të fortë dhe më të hapur ndaj inovacionit”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po shndërrohen në motorë të rritjes falë partneriteteve serioze dhe vizioneve afatgjata.

“Shqipëria po kalon nga varësia pothuajse e plotë nga hidrocentralet, në një model modern të balancuar energjetik, ku diversifikimi i burimeve nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri strategjike”, tha Balluku.

Ajo nënvizoi se ky tranzicion nuk është thjesht një ide apo premtim, por një realitet që po merr formë çdo ditë, i matshëm me shifra konkrete dhe me megavat-orë që ndryshojnë hartën energjetike të vendit.

Balluku kujtoi se ky rrugëtim ka nisur në vitin 2018, kur për herë të parë qeveria shqiptare filloi të fliste për një strategji të bazuar në diversifikimin e burimeve dhe jo më vetëm në varësinë nga kushtet atmosferike apo nga hidrocentralet ekzistuese.

“Investimet e huaja direkte janë treguesi më i qartë i besimit në stabilitetin tonë ekonomik dhe institucional. Vetëm në vitet e fundit, mbi 1,5 miliardë euro investime private janë angazhuar ose janë në proces në sektorin e energjisë, kryesisht në burime të rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erës,” u shpreh Balluku.

Ajo bëri të ditur se në total, gjatë këtyre viteve, në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, të përqendruara në burime të rinovueshme.
Sot, sipas saj, vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja gjeneruese fotovoltaike në operim dhe rreth 400 MW kapacitete të shtuara vetëprodhues.

Balluku theksoi se ekziston gjithashtu një portofol projektesh që synon ta çojë kapacitetin e ri prodhues të energjisë së rinovueshme përtej 1500 MW, me teknologji fotovoltaike dhe eolike, si edhe mbi 1600 MW kapacitete të reja depozituese në fazë studimi dhe vlerësimi financiar.

“Parku fotovoltaik i Karavastasë, një nga parqet më të mëdha në rajon, me 140 MW kapacitet të instaluar, është sot një nga projektet që e bën Shqipërinë krenare dhe e kthen në një model për t’u ndjekur në të gjithë rajonin”, u shpreh ajo.

Në lidhje me energjinë e erës, Balluku deklaroi se Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete përmes projektit të kompanisë amerikane CWP, me kapacitet të pritshëm prej 600 MW. Ajo theksoi se ky zhvillim nuk është rastësi dhe nuk është rezultat i politikave të pastudiuara, por i një strategjie të qartë.

Balluku vlerësoi angazhimin e kompanisë CWP dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke theksuar edhe sfidat që shoqërojnë projekte të tilla, pasi korridoret e erës në Shqipëri ndodhen kryesisht në zona kodrinore dhe malore mbi 1200 metra lartësi dhe kërkojnë kohë të gjatë studimi dhe implementimi.

“Janë projekte që kërkojnë një periudhë të gjatë përgatitore dhe studimore, por kur ndërtohen siç duhet dhe me të gjitha studimet e nevojshme, ato kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, u shpreh Balluku, duke shtuar se diversifikimi energjetik e bën Shqipërinë më të qëndrueshme përballë ndryshimeve klimatike.

Marrë nga ATSH

CWP Europe merr lejen për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë

Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

CWP Europe merr lejen për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë

Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe…