Balluku nga Gjirokastra: Niveli i ujit në Vjosë ka rënë me 1.5 metër, plan evakuimi funksional për të gjitha bashkitë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura, institucionet vendore dhe ato qendrore janë angazhuar në terren dhe po veprojnë në koordinim të plotë për përballimin e situatës së shkaktuar nga kushtet e motit në qarkun e Gjirokastrës.


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura, institucionet vendore dhe ato qendrore janë angazhuar në terren dhe po veprojnë në koordinim të plotë për përballimin e situatës së shkaktuar nga kushtet e motit në qarkun e Gjirokastrës.

Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, të zhvilluar në Gjirokastër, Balluku bëri të ditur se niveli i ujit në Vjosë pikën e matjes në Memaliaj ka shënuar rënie me rreth 1,5 metra, nga 8 metra ka zbritur në 6,5 metra, një zhvillim që pritet të reflektohet edhe në zonën e Novoselës dhe në grykëderdhje.

“Kemi komunikuar me popullatën e zonës edhe për mundësinë e evakuimit, ndërkohë që rënia e nivelit të ujit është një tregues pozitiv për ecurinë e situatës”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se në qarkun e Gjirokastrës temperaturat kanë rënë dhe kanë nisur reshjet e borës. Sipas saj, rrugët kryesore janë kryesisht të hapura, ndërsa disa rrugë fshatare që lidhin zona të thella mbeten për momentin të bllokuara.

Sipas Ballukut, batalioni i dislokuar në zonë ka vijuar punën në terren me të njëjtin angazhim të treguar gjatë sezonit të zjarreve, duke kontribuar në menaxhimin e situatës së reshjeve intensive. Në fshatin Memaliaj disa banesa do të inspektohen në mbrëmje nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.

“Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për planin e evakuimit, i cili duhet të jetë funksional për të gjitha bashkitë. Bashkitë që disponojnë struktura hotelerie apo konvikte e kanë më të lehtë zbatimin e këtij plani, ndërsa bashkitë e tjera do të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile për të siguruar palestra apo ambiente të tjera për strehimin e qytetarëve, në rast nevoje”, deklaroi ajo.

Balluku bëri të ditur se moti pritet të ketë një përmirësim të përkohshëm, ndërsa të shtunën parashikohet një tjetër përkeqësim me reshje, çka i jep strukturave rreth 48 orë kohë për menaxhimin e situatës.

Në lidhje me situatën energjetike në qark, ministrja sqaroi se janë regjistruar ndërprerje në linjën e transmetimit të Lunxhërisë, por falë bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura, OSHEE-së dhe Emergjencave Civile, energjia elektrike është rikthyer përmes rilidhjes së linjave.

Ajo shtoi se të gjitha njësitë vendore dhe qendrore janë në koordinim të plotë edhe për sa i përket akseve rrugore kombëtare.
Balluku informoi se në aksin Tepelenë-Gjirokastër është evidentuar një rrëshqitje dherash, e cila nuk vjen nga skarpata e rrugës, por nga një nivel më i lartë për shkak të erozionit të zonës.

Zv.kryeministrja Balluku theksoi se qeveria shqiptare ka planifikuar nisjen e një procesi pyllëzimi në të gjitha zonat e prekura nga zjarret gjatë verës, bazuar në një plan të detajuar, me qëllim parandalimin e erozionit, fenomen, pasojat e të cilit po evidentohen edhe gjatë reshjeve të fundit.

Balluku siguroi se pas përmirësimit të situatës strukturat e pushtetit vendor do të nisin identifikimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa fondi rezervë i buxhetit do të përdoret për kompensimin e tyre.

“Nesër do të mbahet mbledhja e Komitetit të Emergjencave, ku do të adresohen qartë masat që do të merren gjatë 48 orëve të ardhshme, si dhe mënyra e kompensimit për dëmet e konstatuara”, tha Balluku.

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit dhe njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se procesi mësimor po vijon normalisht në të gjithë qarkun.

Sipas saj, janë paraqitur disa vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve në disa segmente, kryesisht në zonën e Këlcyrës në Përmet, por situata është menaxhuar.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat arsimore. Siguria e çdo nxënësi dhe mësuesi mbetet prioriteti ynë kryesor”, tha Kumbaro.

KESH: Situatë e kontrolluar në kaskadën e Drinit, prodhim ditor 16 300 MWh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thekson se do të vijojë monitorimin e situatës dhe informimin transparent të opinionit publik dhe të autoriteteve…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

KESH: Situatë e kontrolluar në kaskadën e Drinit, prodhim ditor 16 300 MWh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thekson se do të vijojë monitorimin e situatës dhe informimin transparent të opinionit publik dhe të autoriteteve…