Balluku: Gatishmëri e plotë për pastrimin dhe sigurinë e rrugëve pas reshjeve

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për të minimizuar problematikat e shkaktuara nga kushtet atmosferike.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për të minimizuar problematikat e shkaktuara nga kushtet atmosferike.

Balluku informoi se gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, është shënuar rritje e intensitetit të reshjeve në zonat juglindore, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në rajonin verior.

Reshje bore janë regjistruar në zonat Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.

Zëvendëskryeministrja theksoi se, si pasojë e kushteve atmosferike, janë evidentuar probleme me rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

Në rajonin verior, problematika janë shfaqur në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj, Sopot-Kam, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen-Shpal, Shpal-Fushë-Arrëz, Hani i Hotit-Dogana, Vermosh, Sevaster-Kalivaç, Kukës-Shishtavec, Shpal-K/Hadroj, Kukës-Krumë, Skuraj-Burrel dhe Peshkopi-Vasije.

Ndërkohë, në rajonin jugor, problematika janë konstatuar në akset Lazarat, Kardhiq-Delvinë dhe Lekël-Këlcyrë.

Balluku garantoi se kontraktorët, me mjete dhe punëtorë, janë në terren 24 orë në 24, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe duke garantuar sigurinë e qarkullimit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Burimi ATSH

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.