Rituali i hedhjes së kryqit në qytete të ndryshme të vendit

Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar sot nga besimtarët ortodoksë anembanë vendit, por me kufizime në qytetet ku reshjet e shiut kanë qenë të shumta.


Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar sot nga besimtarët ortodoksë anembanë vendit, por me kufizime në qytetet ku reshjet e shiut kanë qenë të shumta.

Kryepeshkopi Joan bëri sot bekimin e ujit dhe popullit shpresëtar në Kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit, në qytetin e Durrësit. Rituali i hedhjes së kryqit u anulua në Durrës, por edhe në Gjirokastër, për shkak të situatës problematike nga moti i keq.

Dita e Ujit të Bekuar në Korçë mblodhi besimtarët sipas traditës, me besim e përulësi shpirtërore. Ata kanë marrë ujin e shenjtë, duke ruajtur një zakon shekullor me shpresën për paqe, shëndet dhe mbarësi gjatë vitit. Hedhja e kryqit u bë në shatërvanin e qytetit.

Besimtarët ortodoksë të Fierit u mblodhën në Kishën e Shën Gjergjit për të festuar Ditën e Ujit të Bekuar. Liturgjia e mëngjesit, u drejtua nga Hirësia e Tij Nikolla, mitropoliti i Mitropolisë së Apolonisë.

Ndërkohë, besimtarët në Berat sfiduan kushtet e vështira atmosferike. Tetë djem të rinj u hodhën në lumin Osum. Kryqi u hodh nga mitropoliti, imzot Asti i ndjekur nga qindra qytetarë.

Besimtarët ortodoksë të Himarës u bashkuan për të kremtuar Ditën e Shenjtë të Ujit të Bekuar. Në një atmosferë përkushtimi dhe bashkimi, hedhja e kryqit u bë në bregdetin e Himarës, pranë shëtitores së qytetit.

Kjo ditë e shenjtë u shënua gjithashtu edhe në fshatin Qeparo, ku pas mbajtjes së meshës, kryqi u hodh në det dhe u kap nga Vasil Jovani, duke vijuar traditën shekullore të komunitetit ortodoks.

Në Përmet hedhja e kryqit u bë në lumin Vjosë. Besimtarët u mblodhën për të marrë ujin e shenjtë, duke ruajtur një traditë që na lidh me shpresën për paqe, shëndet dhe mbarësi gjatë vitit.

Uji i Bekuar simbolizon pastrimin, ripërtëritjen dhe bekimin për besimtarët dhe mjediset ku ata jetojnë e punojnë. Ky ujë është një nga dhuratat më të bukura të Zotit për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës së përditshme dhe për të larguar të keqen nga gjërat që na rrethojnë.

Nis ndërhyrja për zhbllokimin e rrugës Prekal-Theth

Në segmentin rrugor Prekal–Theth ka nisur ndërhyrja për zhbllokimin e aksit nga inertet e rëna prej motit të keq që…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nis ndërhyrja për zhbllokimin e rrugës Prekal-Theth

Në segmentin rrugor Prekal–Theth ka nisur ndërhyrja për zhbllokimin e aksit nga inertet e rëna prej motit të keq që…