Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri dhe 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit


enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…