1,4 milionë euro për rijetësimin e rrjetit të kinemave në vend

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026.


Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026.

Lajmi u dha nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e cila e konsideron këtë nismë si një ngjarje të jashtëzakonshme për kinemanë në Shqipëri.

Ky investim bëhet për të rikthyer magjinë e filmit tek publiku, anekënd vendit. Shtatë salla kinemaje do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe i mjediseve, duke krijuar një hapësirë tërheqëse dhe komode për adhuruesit e kinematografisë. QKK e konsideroi këtë investim si “dhuratën më të bukur për publikun shqiptar në këto festa fundiviti nga MTKS dhe ministri Gonxhja”.

Kjo nismë do të ndihmojë gjithashtu në mbështetje të industrisë lokale të filmit dhe do të sjellë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e tjerë të fushës.

Më herët kreu i këtij institucioni, Jonid Jorgji, në prezantimin e programit të QKK për 2026, në komision parlamentar, deklaroi se synohet nënshkrimi i një marrëveshjeje me bashkitë, për rijetësimin e sallave të kinemave, shumë prej të cilave nuk janë funksionale dhe në kuadër të këtij projekti do të trajnohen punonjësit e tyre si dhe kinematë do të furnizohen me filma shqiptarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.