
Vendet ku ka lënë gjurmë kryetari Xi në 2025-n
2025-a është viti i mbylljes së planit të 14-të 5-vjeçar të Kinës dhe viti i hartimit të planit të 15-të 5-vjeçar, si edhe një vit kyç për thellimin e mëtejshëm të reformave dhe nxitjen e modernizimit të qëndrueshëm të stilit kinez.

2025-a është viti i mbylljes së planit të 14-të 5-vjeçar të Kinës dhe viti i hartimit të planit të 15-të 5-vjeçar, si edhe një vit kyç për thellimin e mëtejshëm të reformave dhe nxitjen e modernizimit të qëndrueshëm të stilit kinez.

Këtë vit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që është edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i ka kushtuar vëmendje të thellë popullit dhe zhvillimit, duke mos i ndalur hapat e tij.

Nga zonat rurale deri në fshatrat e kombësisë dong, nga qytetet e lashta deri në kopshtet e frutave, kryetari Xi ka biseduar me banorët për zhvillimin e lulëzimin, duke inkurajuar “zhvillimin më të mirë të modernizimit të stilit kinez”. Ai ka drejtuar mbledhje të rëndësishme, ka bërë vizita në fabrika dhe ka vëzhguar zhvillimin e inovacionit teknologjik, duke paraqitur një sërë opinionesh dhe idesh të reja rreth modernizimit të stilit kinez. Në qytetin e lashtë Lijiang, tempullin “Baimasi”, Muzeun e Pallatit Perandorak dhe “vendet e kuqe” të revolucionit, kryetari Xi e ka drejtuar tërë shoqërinë kineze të trashëgojë kulturën tradicionale kineze, duke konsoliduar bazat e vetëbesimit kulturor.

Këtë vit, kombi kinez ka bërë udhëtim të shkëlqyer për rilindjen e madhe kombëtare, duke lënë gjurmë të epokës.
Më 3 shtator, gjatë paradës ushtarake në sheshin “Tiananmen” Xi deklaroi me ton të vendosur: “Rilindja e madhe e kombit kinez është e pandalshme!”
Me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Rajonit Autonom të Xizang-ut dhe 70-vjetorit të krijimit të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës, Xi drejtoi delegacionin qendror për të marrë pjesë në aktivitetet e festimit, duke treguar drejtimin për forcimin e ndjenjës së bashkësisë të kombit kinez dhe për promovimin e zhvillimit cilësor të punës së PKK-së lidhur me kombësitë në epokën e re.
Në plenumin e 4-t të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së u miratuan “Rekomandimet e Komitetit Qendror të PKK-së për hartimin e planit të 15-të 5-vjeçar për zhvillim ekonomik e shoqëror”. Ky është një dokument me rëndësi të madhe historike, i hartuar nën udhëheqjen dhe drejtimin e plotë të sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping, duke skicuar hartën e zhvillimit në pesë vitet e ardhshme kyçe të udhëtimit të ri të Kinës.


Gjurmët që Xi ka lënë pranë lumenjve dhe maleve kanë treguar aspiratën e pandryshuar origjinale të vënies së popullit në qendër, kanë gdhendur besimin e vendosur për zhvillimin cilësor, kanë përfshirë mendime e eksplorime të thella për trashëgiminë kulturore dhe kanë bashkuar fuqinë e madhe të zemrave të gjithë popullit.

Në vitin e ri, populli kinez do të bashkohet më ngushtë rreth Komitetit Qendror të PKK-së me Xi Jinping-un në krye, duke ecur me hapa konkretë, duke luftuar me të gjitha përpjekjet dhe duke kontribuuar me të gjitha fuqitë, për ta realizuar hap pas hapi këtë plan madhështor.
Për të parë videon e plotë klikoni këtë link nga CGTN


















