Panairi i Mobilerisë, Gonxhja: Sektor në mbështetje të turizmit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizitoi Panairin e Mobilerisë, së bashku me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizitoi Panairin e Mobilerisë, së bashku me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Ky është edicioni i 32-të i këtij panairi që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ministri Gonxhja vlerësoi rolin e këtij sektori në mbështetje të turizmit në përgjithësi dhe veçanërisht të strukturave akomoduese të cilat kanë nevojë për mobilim cilësor.

“Një hapësirë e dedikuar për markat dhe profesionistët e industrisë, ku prezantohen produkte, ide dhe zgjidhje për tregun shqiptar, duke pasqyruar rolin në rritje të këtij sektori në mbështetje të turizmit dhe nevojave për mobilimin cilësor të strukturave akomoduese, si dhe kontributin e prodhimeve vendase në forcimin e ekonomisë “Made in Albania”, që po konsolidohet dhe promovon cilësi, ndërsa turizmi vijon të nxisë zhvillimin e sektorëve të shërbimeve, punësimin dhe standardet në një treg gjithnjë e më konkurrues dhe inovativ”, u shpreh ministri Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…