Rama: Flotë mjetesh në dispozicion të bashkive për pastrimin e kanaleve kulluese

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në kuadër të turit për “Punët e Shqipërisë”, ku diskutoi lidhur me prioritetet dhe problematikat në territor.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në kuadër të turit për “Punët e Shqipërisë”, ku diskutoi lidhur me prioritetet dhe problematikat në territor.

Një prej çështjeve të evidentuara në këtë takim ishte edhe forcimi i kapaciteteve vendore lidhur me pastrimin e territorit.

Kryeministri informoi se është përgatitur një projekt shumë i rëndësishëm për të mbështetur pushtetin vendor duke vënë në dispozicion të bashkive një flotë të re automjetesh që do të duhet të ndihmojnë të gjitha proceset që kanë të bëjnë me pastrimet e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme.

Ky investim, sipas tij, do të synojë lehtësimin e proceseve të ujitjes dhe pasojave që vijnë nga përmbytjet.

Rama theksoi se ky është një projekt që do të finalizohet në muajt në vijim me një mbështetje domethënëse financiare nga qeveria e Emirateve të Bashkuara.

“Në bazë të disa kritereve të thjeshta do të bëhet edhe alokimi i flotës në territor, duke i kaluar këto automjete në përdorim të bashkive”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…