Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

Shfaqja e bazuar në kryeveprën e Viktor Hygoit solli univers të fortë emocional dhe dramatik. Salla e teatrit ishte e tejmbushur dhe në fund të muzikalit, publiku reagoi ngrohtë, duke dhuruar duartrokitje të gjata.


Në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës u vu në skenë muzikali “Katedralja”.

Shfaqja e bazuar në kryeveprën e Viktor Hygoit solli univers të fortë emocional dhe dramatik. Salla e teatrit ishte e tejmbushur dhe në fund të muzikalit, publiku reagoi ngrohtë, duke dhuruar duartrokitje të gjata.

Nën regjinë e Xhuljano Briskut dhe me një kast aktorësh të rinj, publiku përjetoi emocione të fuqishme natën e parë të shfaqjes, ku muzika, lëvizja dhe fjala u bashkuan në një rrëfim intensiv skenik. “Katedralja” do të shfaqet edhe natën e sotme në Teatrin “Andon Z. Çajupi”, duke sjellë përveç risisë artistike edhe më shumë atmosferë festive për Korçën.

Kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, falënderoi artistët, regjisorin dhe gjithë ekipin krijues, të cilët me talent, përkushtim dhe profesionalizëm sollën në skenë një shfaqje të nivelit të lartë, duke e kthyer këtë premierë në një moment të paharrueshëm për publikun dhe për jetën kulturore të qytetit.

“Katedralja” është një histori madhështore dashurie, sakrifice dhe fati, që solli nëpërmjet muzikës dhe interpretimit skenik, simbolin e pavdekshëm të Francës dhe arkitekturës gotike. Notre Dame frymëzoi publikun me historinë e Kuazimodos, Esmeraldës cigane dhe priftit Frollo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.