Mbledhja e udhëheqjes së PKK-së kërkon zbatim të palëkundur të vendimit me tetë pika për përmirësimin e stilit të punës

Xi Jinping-u, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, mbajti një fjalim të rëndësishëm dhe kryesoi mbledhjen e kritikës dhe vetëkritikës të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së


Një mbledhje e udhëheqjes së Partisë Komuniste të Kinës (PKK) theksoi nevojën për zbatim të palëkundur të vendimit me tetë pika të udhëheqjes qendrore të Partisë për përmirësimin e stilit të punës.

Xi Jinping-u, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, mbajti një fjalim të rëndësishëm dhe kryesoi mbledhjen e kritikës dhe vetëkritikës të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, e cila u zhvillua nga e enjtja deri të premten.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Byrosë Politike zhvilluan kritikë dhe vetëkritikë, me fokus në zbatimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të vendimit me tetë pika për përmirësimin e stilit të punës. Diskutimet u përqendruan te çështje kyçe, përfshirë marrjen e rolit udhëheqës në forcimin e besnikërisë politike, thellimin e frymës partiake, respektin e lartë ndaj popullit, Partisë, ligjit dhe disiplinës, si edhe marrjen aktive të përgjegjësive në punë dhe në vetëqeverisjen e Partisë.


Foto nga VCG

Xi komentoi çdo fjalim, duke vënë në dukje që mbledhja ishte frytdhënëse dhe forcoi kohezionin e aftësinë vepruese të Byrosë Politike. Ai theksoi se, që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i saj, Partia ka shënuar përparime të dukshme në ndreqjen e katër stileve të padëshiruara të punës: formalizmi i panevojshëm, burokratizmi, hedonizmi dhe ekstravaganca. Ai tha gjithashtu se sivjet një fushatë edukimi në të gjithë Partinë, e nisur për të zbatuar vendimin me tetë pika të udhëheqjes qendrore të Partisë për përmirësimin e sjelljes, ka arritur rezultate konkrete.

Xi u bëri thirrje anëtarëve të Byrosë Politike të japin shembull për mbarë Partinë në rritjen e ndërgjegjes partiake dhe përmirësimin e stilit të punës. Ai theksoi që zyrtarët, veçanërisht ata të nivelit të lartë, duhet të jenë të disiplinuar, të mbeten të palëkundur në zbatimin e vendimit me tetë pika dhe të veprojnë me vetëdije sipas rregullave e disiplinës.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…