Demo: Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar

Akademia do të trajnojë punonjësit e të 61 bashkive të vendit, me fokus të veçantë përgatitjen e tyre për përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian dhe zbatimin e standardeve të reja që do të shoqërojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.


Akademia e Pushtetit Vendor, një strukturë e re kombëtare që synon rritjen e kapaciteteve të administratës vendore në kuadër të procesit të integrimit evropian, pritet të nisë funksionimin në muajin janar. Akademia do të trajnojë punonjësit e të 61 bashkive të vendit, me fokus të veçantë përgatitjen e tyre për përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian dhe zbatimin e standardeve të reja që do të shoqërojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një intervistë për televizionin Klan, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se akademia është krijuar për t’u përgjigjur drejtpërdrejt sfidave që do të përballen bashkitë, si në procesin e integrimit, ashtu edhe në menaxhimin e fondeve dhe reformave që prekin pushtetin vendor.

“Procesi i integrimit do të sjellë standarde të reja të cilat janë të detyruara për t’u implementuar në pushtetin vendor. Rreth 65% e legjislacionit do të prekë autoritetet lokale dhe bashkitë duhet të jenë me patjetër gati për të pasur mundësi të absorvojnë të gjitha kërkesat e reja të cilat do të jenë detyrime ligjore. Kjo do të jetë sfidë e madhe, sepse ne duhet të garantojmë që kemi institucione që ditën e parë që Shqipëria është në BE, të jenë gati për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që vijnë nga integrimi, si financime dhe fonde nga BE. Fondet e kohezionit janë të rëndësishme për bashkitë. Akademia në fillim të vitit 2026 fillon funksionin e saj normal, në muajin janar”, tha Demo.

Krahas integrimit, Akademia e Pushtetit Vendor pritet të ndihmojë stafet e bashkive edhe për çështjen e reformës së re territoriale, e cila tashmë është në diskutim.

“Bashkitë do të kenë një nevojë të jashtëzakonshme, sidomos vitin e parë, për të përthithur reformën territoriale, si nga funksionet, ashtu edhe nga hapësira gjeografike. Ne do të kemi sistemet e menaxhimit financiar ku bashkitë do të përfshihen në vitin 2026, kemi digjitalizimin e shërbimeve vendore që do të fillojë në vitin 2026 “, tha Demo.

Akademia e Pushtetit Vendor bën bashkë të gjithë aktorët vendimmarrës, por i rëndësishëm është fakti që do të jenë vetë bashkitë ato që do të evidentojnë nevojat ku duhet të rrisin performancën.

“Akademia vendore do të fokusohet specifikisht në nevojat që ka vetë bashkia dhe këto mund të ndryshojnë nga njëra bashki te tjetra. Për t’u ardhur në ndihmë bashkive për elemente specifike ku ato e kanë të domosdoshme një lloj përparimi nga pikëpamja e kapaciteteve, për të kapur standarde kombëtare apo për të krijuar mundësi të reja zhvillimi në territor”, tha Demo.

Akademia e Pushtetit Vendor është mbështetur nga të 61 bashkitë e vendit.

“Bashkitë e vendit kanë kaluar buxhetet për vitin 2026, kanë firmosur statutin e akademisë, po ashtu të gjitha qarqet e vendit janë pjesë e saj. Edhe qeveria shqiptare e ka dhënë zotimin e saj që tre vitet e para do e financojë në masën 50%”, tha Demo.

Financimi i akademisë është 50% nga buxheti i shtetit në tre vitet e para, dhe 50% nga buxheti i bashkive. Këto të fundit kanë buxhetuar në total 450 mijë euro për vitin 2026, në bazë të të ardhurave dhe buxhetit të gjithsecilës.

Marrë nga ATSH

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).