
Saranda mirëpret vizitorë edhe jashtë sezonit veror
Saranda vijon të jetë një qytet i gjallëruar edhe përtej muajve të verës, teksa mirëpret vizitorë të shumtë sidomos në ditë me diell si këto të dhjetorit.

Saranda vijon të jetë një qytet i gjallëruar edhe përtej muajve të verës, teksa mirëpret vizitorë të shumtë sidomos në ditë me diell si këto të dhjetorit.
Me qetësinë që ofron jashtë sezonit të ngarkuar, qyteti po tërheq turistë vendas dhe të huaj që preferojnë pushime më të qeta dhe më afër natyrës.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga bregdeti i qytetit, i mbushur plot.
Një pjesë e strukturave akomoduese dhe bizneseve të shërbimit në Sarandë qëndrojnë të hapura gjatë gjithë vitit, duke u përshtatur me kërkesat e vizitorëve që udhëtojnë jashtë sezonit veror.
Edhe destinacionet turistike përreth Sarandës si Parku Kombëtar i Butrintit, Syri i Kaltër dhe fshatrat turistike të zones vijojnë të frekuentohen.
Burimi ATSH



















