Ambiente funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla


Në qytetin e Elbasanit u përurua tregu i ri i fruta-perimeve në rajonin nr. 1, një investim që synon rritjen e cilësisë së shërbimit, garantimin e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e pamjes urbane, në shërbim të qytetarëve dhe fermerëve.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, i cili theksoi se ky investim u krijon rreth 35 tregtarëve kushte bashkëkohore pune, me ambiente moderne dhe funksionale, në përputhje me standardet e tregtimit të produkteve ushqimore.

Sipas ministrit, tregu i ri është një hapësirë e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen, ekspozimin dhe shitjen e fruta-perimeve, duke garantuar cilësi dhe siguri më të lartë për konsumatorët.

Ministri nënvizoi se zgjerimi dhe modernizimi i tregjeve të shitjes për fermerët përbën një nga shtyllat kryesore të programit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për investime në infrastrukturën bujqësore. Sipas tij, këto tregje krijojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes prodhuesit dhe konsumatorit, rrisin shitjet dhe të ardhurat për familjet fermere, si dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Hapja e tregut të ri të fruta perimeve në Elbasan vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe përmirësimit të kushteve të punës për tregtarët, duke sjellë njëkohësisht përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe komunitetin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.