
Sistemi shëndetësor parësor, në gatishmëri gjatë festave të fundvitit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), ku u diskutuan masat organizative dhe koordinuese për përballimin e fluksit të shtuar të kërkesave gjatë sezonit festiv.

Gjatë periudhës së festave të fundvitit, sistemi shëndetësor parësor në të gjithë vendin do të vijojë punën pa ndërprerje, me qëllim garantimin e shërbimeve të menjëhershme dhe cilësore për qytetarët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), ku u diskutuan masat organizative dhe koordinuese për përballimin e fluksit të shtuar të kërkesave gjatë sezonit festiv.
Në fokus të takimit ishte forcimi i gatishmërisë së strukturave shëndetësore, sigurimi i vijimësisë së shërbimeve dhe rritja e vëmendjes ndaj emergjencave shëndetësore që mund të shfaqen gjatë festave.
OSHKSH administron dhe koordinon një rrjet të gjerë kombëtar, i përbërë nga katër drejtori rajonale, 36 njësi vendore, spitale rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe 362 qendra shëndetësore, duke luajtur një rol kyç në funksionimin e sistemit shëndetësor parësor në vend.
Autoritetet shëndetësore sigurojnë se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri të plotë për t’u ofruar qytetarëve kujdes shëndetësor të vazhdueshëm dhe të sigurt gjatë gjithë periudhës së festave të fundvitit.
Burimi ATSH



















