Rama: “Smart City”, në ndihmë të të gjithë punonjësve të ndershëm të policisë

Kryeministri Edi Rama foli sot për rëndësinë e projektit “Smart City Albania”, jo vetëm për monitorimin e elementëve kriminalë, por edhe në drejtim të monitorimit të vetë punonjësve të Policisë së Shtetit.


Kryeministri Edi Rama foli sot për rëndësinë e projektit “Smart City Albania”, jo vetëm për monitorimin e elementëve kriminalë, por edhe në drejtim të monitorimit të vetë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rama tha se falë këtij projekti punonjësit e Policisë shohin në kohë reale elementet e kriimalitetit të rrugës që janë të skeduar.

Në këtë mënyrë këta elementë, sipas Kryeministrit, e kanë të pamundur të shkojnë ku të duan dhe të bëjnë keq, sepse janë në sytë e policisë gjatë gjithë kohës.

Nga ana tjetër, Rama tha se kjo është një sfidë menaxhimi.

“E kam kuptuar edhe mesazhin e një pjese të atyre që duhet ta kishin çuar para këtë projekt. Është normale që një pjesë në Policinë e Shtetit të mos e dojë këtë projekt që do të bëjë të mundur që shumë nga ato gjëra që janë shqetësim për drejtuesit e policisë, për ne dhe për qytetarët të bëhen të pamundura”, tha Rama.

Sipas tij, “bëhet e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale”.

“Do të jetë e pamundur që një makinë policie të shkojë të parkohet te shtëpia apo para restorantit dhe punonjësit me uniformë të ulen të hanë. Dhe këtu po flas për gjërat më të thjeshta. E kuptoj shumë mirë që ata që bënë çmos ta shtyjnë dhe sabotojnë këtë projekt i kuptojnë këto shumë më mirë sesa unë, sepse dinë shumë më mirë sesa unë se sa hile dhe poshtërsi mund të bëhen duke njollosur Policinë e Shtetit”, tha Rama.

Ky projekt, sipas tij, “ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm dhe punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, duke ua larguar të gjitha hijet tunduese të së keqes”.

“Kush do të dojë t’i shmanget syrit të Policisë së Shtetit për të bërë keq do të duhet të mbulohet me ferexhe, përndryshe nuk ikën dot asgjëkundi. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…