
Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime
Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve të jetës së tij, publike dhe asaj private.

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve të jetës së tij, publike dhe asaj private.
Në intervistën televizive për “Opinion”, Rama tha, se Linda është aty për të qenë plotësuese dhe për të vendosur gjithmonë me ekuilibër qenien e përbashkët që është burrë dhe grua.
“Më ka dhënë qetësi, më ka dhënë mundësinë që ta shoh veten vazhdimisht nga një këndvështrim tjetër. Më ka vendosur vazhdimisht përballë sfidës së të argumentuarit të gjërave në një mënyrë krejt ndryshe nga sa isha mësuar”, tha Rama.
Rama u ndal edhe në momentin e martesës, duke e cilësuar atë si më mbresëlënësin.
“Më mbresëlënësi është që unë u bëra burrë i martuar 24 karat. Nuk ishte hera e parë që martohesha, por ishte hera e parë që martohesha me dasëm, me miq, me shokë, me familje, me njerëz. Ishte mbresëlënëse ta shihja veten në atë pozicion pasi kisha ndërtuar një filozofi të tërë që nuk dua as martesë, as shtëpi. Se unë asnjëherë nuk kam pasur në periudhën më pas, asnjëherë shtëpinë time. Mjafton një shtëpi me qira, se shtëpia ime jam vetë. Këto të dyja më ranë në tokë si kolona filozofike”, pohoi Rama.
(Intervistë e datës 4 dhjetor 2025)
Marrë nga ATSH


















