Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve

Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot se vitet e ardhshme duhet të jenë ato të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura në fushën e bujqësisë.


Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot se vitet e ardhshme duhet të jenë ato të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura në fushën e bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin e organizuar në Elbasan, ku të pranishëm ishin fermerë dhe sipërmarrës të shumtë, Rama tha se “kemi ikur nga koha kur pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës”.

“Kemi ikur nga koha kur bujqësia funksiononte me lëmosha elektorale, kemi ikur nga koha kur ata që punonin heroikisht dhe prodhonin dhe ndërtonin duke investuar pikën e fundit të djersës ishin komplet të braktisur. Sot, jemi në një kohë tjetër. Por, ndërkohë që ne kemi ecur, ajo bota atje ku ne duam të bëhemi pjesë ka fluturuar. Prandaj duhet të vëmë krahë dhe të fluturojmë duke qenë shumë më ambicioz, duke kërkuar shumë më tepër nga vetja dhe nga njëri-tjetri”, tha Rama.

“Juve, shumica dërrmuese çoheni pa u gdhirë i lini fëmijët në gjumë, dhe kur ktheheni i gjeni në gjumë. Kjo është ajo që ju ka sjellë deri këtu, po kjo nuk mjafton më. Duhet të ndërtojmë aleancat ku secili të bëjë pjesën e vet. Dhe duhet të bëjmë atë që është themelorja, që paraja të mos mungojë për projektet, për investimet, transformimet e nevojshme për fermat tuaja dhe kjo të vijë jo nga një drejtim, por nga të gjitha drejtim që përmenda”, tha Rama, ndërsa nënvizoi paratë që vijnë nga buxheti, nga fondet evropiane, nga linja e financimit të Bankës së Shqipërisë, nga Banka e Re e Zhvillimit dhe nga Agro Crediti.

Por, Rama tha se që të gjitha këto të ardhura të vijnë, duhet kapaciteti i duhur për t’i thithur.

“Unë dua që këto të jenë vitet e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura për ju, jo për ne, jo për qeverinë, dhe as për bashkinë. Kapitali fillestar i një ndërmarrjeje të tillë, do të jetë fare modest, diçka nga ju, nga bashkia dhe gjithë pjesën tjetër e mbulojnë këto instrumente. Kjo që ju të punoni dhe të mendoni si të zhvilloheni, pa menduar si të shlyeni kredinë pa u detyruar të shisni shtëpinë”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit, tha se “kush e do tokën dhe kush di t’i përkëdhelë fidanët e asaj toke, bën sukses”.

Sipas Ramës, kjo vjen për shkak të pozicionit gjeografik që ka vendi ynë, për shkak të kushteve klimaterike, për shkak të shumë gjërave i ka dhënë Zoti apo natyra, mund të synohet cilësi më e lartë.

“Ne nuk konkurrojmë dot me sasi me botën, Evropën, as me disa nga vendet e rajonit, por ne për të gjitha kushtet që ka Shqipëria dhe për të gjitha arsyet e tjera, duhet ta fiksojmë në kokë që të konkurrojmë me cilësi dhe të shesim shtrenjtë në tregun jashtë. Pa gjithë këtyre viteve akumulim eksperience, dije, besimi është koha për të bërë një hop të madh cilësor edhe në këtë sektor”, theksoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni: Forcim i mbrojtjes për sinjalizuesit e shkeljeve të mundshme të ligjit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pirdeni: Forcim i mbrojtjes për sinjalizuesit e shkeljeve të mundshme të ligjit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike…