Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit kombëtar, i cili sipas tij, “bashkon të gjithë shqiptarët bashkë si qeliza të të njëjtit organizëm”.


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit kombëtar, i cili sipas tij, “bashkon të gjithë shqiptarët bashkë si qeliza të të njëjtit organizëm”.

Rama falënderoi ata që kanë hedhur hapat e parë për të ndërtuar këtë kombëtare sot, duke hedhur bazat e kësaj historie suksesi, që na bëjnë krenar, si De Biazi, Edi Reja..etj.

Kreu i qeverisë vlerësoi po ashtu Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për organizimin e këtij eventi.

“Është çdo vit e më i mirë, çdo vit e më spektakolar, dhe mbi të gjitha dua ta komplimentojë që ka rritur shumë nivelin e të ftuarve, duke nisur nga legjenda e futbolllit botëror, Cambiaso, dhe duke vazhduar me shefin e arbitrave të Italisë, Singor (zotin) Rochin. Në një bisedë që kam patur me Cambiason, më kujtohet një fjalë që më ka mbetur në mendje, kur më tha që për të luajtur me fanellën e Argjentinës, një futbollistë është gati t’i dhurojë të dyja këmbët”, u shpreh Rama.

Rama kujtoi se ka pasur nderin ta veshë fanellën e kombëtares, por jo si lojtar i nivelit të Kreshnik Çipit, apo Mujo Tarkës, por si lojtar i nivelit të Balajt.

Sipas Ramës, veshja e fanellës ka një ndjesi drithëruese.

“Kaq e vërtetë është kjo, që të gjithë e kemi të qartë që falë këtyre djemve të Kombëtares që janë këtu të pranishëm, trajnerit Silvinjo, Pablos dhe ekipit drejtues të kombëtares sesi ajo fanellë na përfshin të gjithëve në një lum popullor emocionesh, ku dhe ne shqiptarët që nuk arrijmë të bëhemi bashkë as për orën, papritur bëhemi bashkë si qeliza të të njëjtit organizëm. Ky është ekipi kombëtar dhe vlera e jashtëzakonshme e ekipit kombëtar si për ata që kanë privilegjin e madh të veshin fanellën, apo ata që kanë fatin e madh që të ndjekin ndeshjet e një kombëtareje si kjo që kemi pasur vitet e fundit”, tha Rama.

Ndërsa i dorëzoi kapitenit të kombëtares Berat Gjimshiti trofeun si lojtari më i votuar nga vetë ekipi, Rama e falënderoi për gjithçka bën si forcë e shembullit në fushë.

“Të falënderoj edhe që na bëre ta harrojmë Lorik Canën se menduam se nuk do na ndahej nga mendja. Në njëfarë mënyre e fute te të gjithë pensionistët që dalin këtu për të përshëndetur”, tha Rama.

Kryeministri i uroi Gjimshitit akoma më shumë forcë dhe vullnet për të drejtuar të gjithë ekipin e kombëtares nga prapavija.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…