Rama: Brenda vitit, finalizohet Banka e Zhvillimit e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se brenda këtij viti finalizohet Banka e Zhvillimit e Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se brenda këtij viti finalizohet Banka e Zhvillimit e Shqipërisë.

Në fjalën e tij gjatë takimit me fermerë dhe sipërmarrës në Elbasan, Rama theksoi se “Shqipëria do të ketë më në fund Bankën e Zhvillimit, e cila do të jetë edhe ajo një tjetër instrument për të mbështetur projektet e sipërmarrjes shqiptare, për të mbështetur edhe projektet tuaja”.

Duke u ndalur tek roli i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Rama tha se “ajo që ka më shumë rëndësi në bilancin e këtyre viteve dhe vlen më shumë se çdo gjë tjetër për ta parë me optimizëm, transformimin që duhet të thellojmë është dija e fituar në të gjitha këto vite nga vetë ju në një sektor ku gjërat lëvizin me vështirësi, por lëvizin në mënyrë të vazhdueshme dhe ku në botën që jetojmë teknologjia sjell oportunitete të paimagjinueshëm deri dje”.

“Kam shumë besim në dijen e përftuar prej jush së bashku me dijen e një vatre që do të jetë më e rëndësishme vit pas viti për bujqësinë, ekonominë, zhvillimin e vendit tonë që është Universiteti Bujqësor do t’i bëjmë së bashku”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “UBT po bën vetëtransformim shembullor në funksion të rritjes së kapaciteteve të dijes, për të gjithë spektrin e zhvillimit rural, në funksion të rritjes së jo vetëm standardeve të mësimdhënies akademike, jo vetëm të cilësisë së programeve në atë universitet, por ajo që është shumë e rëndësishme për të gjithë ne së bashku është ajo çfarë UBT mund dhe do të bëjë në funksion të secilit prej jush”.

Këtu, vijoi Rama, nuk e kam fjalën thjesht për trajnimet që kanë filluar prej 3 vitesh dhe kanë dhënë një ndihmë për fermerët, thjesht për trajnimet që kanë filluar dhe japin një ndihmë për administratën e Ministrisë së Bujqësisë, e kam fjalën për një nivel të ri bashkëpunimesh në funksion të thithjes më të madhe dhe më domethënëse në çdo aspekt të parasë që hidhet në bujqësi.

Më tej Rama u ndal tek buxheti, duke theksuar se “buxheti është rritur, do të vazhdojë të rritet, por buxheti është shumë pak në krahasim me sa shumë mundësi të tjera ka për të rritur financimin për fermat tuaja, për të financuar projektet tuaja të zhvillimit të sipërmarrjes tuaj bujqësore, për të financuar kërkimin shkencor në sipërmarrjet tuaja”.

Duke iu drejtuar fermerëve Rama tha se “mos e nënvlerësoni këtë fjalë as mos e merrni si një fjalë të madhe që nuk ka lidhje me ju, por vlerësojeni si një mundësi të shtuar që na jep ky moment afrimi me BE-në duke na hapur perspektiva që nuk i kemi pasur më parë në aspektin e financimit për të na bërë të aftë që të përballojmë atë që nesër do të jetë një konkurrencë shumë e vështirë në tregun e përbashkët europian”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Linda Rama: Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet iCloud

Në Qendrën për Lidership të Katarit, Linda Rama e hap bisedën duke e vendosur lidershipin përballë një realiteti të ri…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Spiropali të martën në Athinë: Bisedime 360 gradë për çështjet në tryezë

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Linda Rama: Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet iCloud

Në Qendrën për Lidership të Katarit, Linda Rama e hap bisedën duke e vendosur lidershipin përballë një realiteti të ri…