Rama: Shtatë programe për të nxitur punësimin e të rinjve

Shqipëria zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)


Shqipëria zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në kuadër të politikave për punësimin e të rinjve u organizua gjatë javës që lamë pas edhe takimi me temë “Rinia 2030 në programet e punësimit”.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë takim me të rinjtë përfitues nga programet për nxitjen e punësimit, për të cilat Shqipëria, sipas OECD, ka zënë vendin e parë në rajon.

“Kjo është një gjë shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë gjithë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi moderne, na ka dhënë një rezultat inkurajues”, u shpreh Rama.

Sot, vijoi ai, “kemi 7 programe që funksionojnë për të nxitur punësimin, duke mbuluar të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale tek formimi në vendin e punës, nga vetëpunësimi tek riintegrimi social”.

Një tjetër e dhënë, sipas Kryeministrit, është edhe fakti se vetëm brenda këtyre 5 viteve të fundit, 42 mijë të reja dhe të rinj janë punësuar përmes zyrave të punës dhe përmes këtyre shërbimeve.

“Është mirë ta dinë këtë të rinjtë që krejt normal janë skeptikë, janë mosbesues, janë madje indiferentë ndaj këtyre skemave dhe këtyre fjalëve. 7500 janë individë, që kanë përfituar pikërisht nga programet dhe sot janë në punë”, shtoi ai.

Përmbi këtë strukturë që është ndërtuar vit pas viti, Rama tha se “kemi edhe Garancinë Rinore Europiane, e cila është pjesë e një programi gjithë-europian”.

“Një model shumë i suksesshëm që zbatohet edhe në Shqipëri, falë një investimi masiv të Bashkimit Europian prej 63 milionë eurosh. Janë 2200 vajza dhe djem, grupi i parë që po përfitojnë nga Garancia Rinore, objektivi i të cilës është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten në të gjithë vendin dhe në të gjitha kategoritë brenda këtyre viteve të këtij mandati qeverisës që ne sapo kemi nisur, prej kësaj garancie”, shtoi Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…