Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është shndërruar në vend lider në rajon për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, duke u renditur e para në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të monitorimit të SIGMA-s.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është shndërruar në vend lider në rajon për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, duke u renditur e para në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të monitorimit të SIGMA-s.

I pranishëm në aktivitetin “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”, Rama theksoi se vendi ka kaluar një transformim rrënjësor, i cili, sipas tij, duhet të komunikohet më shumë në një mjedis të “helmuar nga politika””.

Ai nënvizoi se episodet që evidentojnë raste problematike nuk tregojnë mungesë progresi, por përkundrazi, vullnet të shtetit për të luftuar korrupsionin.

“Realisht është fjala për një transformim rrënjësor, i cili ka nevojë të vihet në pah dhe të komunikohet sa më shumë dhe sa më mirë në një mjedis shumë të helmuar nga politika, nga gjysmë të vërtetat – që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha – si edhe nga episode të caktuara, të cilat tregojnë vullnetin e plotë të shtetit shqiptar për të luftuar në të gjitha frontet me problemin e madh dhe të trashëguar të korrupsionit dhe nuk tregojnë kurrsesi që në luftën kundër korrupsionit, progresi është i diskutueshëm”.

Kreu i qeverisë theksoi se të dhënat e viteve të fundit e faktojnë qartësisht këtë përmirësim.

“Progresi ynë në luftën kundër korrupsionit është i padiskutueshëm. Këtë e tregon shumë qartë edhe fakti se pasqyrat e të dhënave të të gjitha procedurave të reja të viteve të fundit kanë një dallim shumë të dukshëm me ato të deri disa viteve më parë”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, ky ndryshim nuk është rastësi, por rezultat i punës së Agjencisë së Prokurimit Publik dhe drejtimit të saj.

“Ky dallim i dukshëm nuk është një rastësi, por rezultat i një pune të jashtëzakonshme. Agjencia e Prokurimit Publik, falë lidershipit të drejtoreshës Reida dhe skuadrës së saj, ka udhëhequr një proces në të cilin edhe Komisioni i Prokurimit Publik është bashkuar, duke e bërë Shqipërinë një vend lider në rajon”, u shpreh Kryeministri.

Ai shtoi se Shqipëria tashmë cilësohet si vendi me performancën më të mirë të sistemit të prokurimit publik në rajon.

“Ky fakt, i nënvizuar qartësisht në raportin e SIGMA-s, i cili e renditi Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor dhe me diferencë nga të tjerët, do të ishte i pamendueshëm deri jo shumë vite më parë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bullgaria mbështet forcimin e politikave rinore në Shqipëri përmes një projekti për kapacitet administrativ

Projekti zbatohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Bullgarisë me mbështetjen financiare të programit “Ndihma Zyrtare për…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bullgaria mbështet forcimin e politikave rinore në Shqipëri përmes një projekti për kapacitet administrativ

Projekti zbatohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Bullgarisë me mbështetjen financiare të programit “Ndihma Zyrtare për…