Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030, absolutisht i mundshëm

Në fjalën e mbajtur në “Tirana Economic Forum”, Rama tha se “tashmë negociatat janë të hapura dhe kapitujt po ecin përpara”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Europa 2030 nuk është shpresë, por është destinacion dhe busulla jonë është e qartë drejt Bashkimit Europian”.

Në fjalën e mbajtur në “Tirana Economic Forum”, Rama tha se “tashmë negociatat janë të hapura dhe kapitujt po ecin përpara”.

“Objektivi ynë është realist dhe i arritshëm, patjetër me një kusht: që Europa të mbajë premtimin dhe që së bashku ne t’i përmbahemi kalendarit për të cilin jemi marrë vesh bashkërisht”, theksoi Kryeministri.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030, sipas Ramës, “është absolutisht i mundshëm”.

“Nuk jemi këtu për të pritur për Europën, por që ta ndërtojmë Europën këtu dhe prandaj ne jemi kaq të zellshëm për të ndjekur këtë rrugëtim drejt Europës”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “Europa nënkupton institucione, standarde dhe nuk është vetëm politika, por është edhe zhvillim”.

“Shqipëria po hyn në një kapitull të ri, që është sa i pëlqyeshëm, aq edhe sfidues, dhe është një kapitull zhvillimi modern, besimi dhe ambicie europiane. Ne kemi stabilitet, ne kemi ritmin, ne kemi një shoqëri të re, plot me talente dhe me energji. Kemi hartën, kemi vizionin dhe kemi vullnetin për të ecur përpara”, siguroi ai.

Lexo më shumë nga

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…