Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Himarën

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në Bashkinë Himarë, ku bashkëbisedoi me kryebashkiakun Vangjel Tavo.


Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në Bashkinë Himarë, ku bashkëbisedoi me kryebashkiakun Vangjel Tavo.

Sipas Tavos, biseda u përqendrua te promovimi i Himarës si destinacion për turistët nga Azerbajxhani dhe mundësia për krijimin e paketave të dedikuara turistike.

Postimi i Kryebashkiakut Tavo

Pata kënaqësinë të zhvilloj në Bashkinë Himarë një takim të frytshëm 🤝 me Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, ku u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes qytetit tonë dhe Azerbajxhanit në fusha me interes të përbashkët.

Biseda u përqendrua te promovimi i Himarës si destinacion për turistët nga Azerbajxhani dhe mundësia për krijimin e paketave të dedikuara turistike. Po ashtu, u prezantuan hapësirat që Himara ofron për investime strategjike në turizëm, infrastrukturë dhe projekte të energjisë së gjelbër .

U trajtuan gjithashtu nisma për bashkëpunim kulturor, organizim aktivitetesh të përbashkëta dhe mundësia e një binjakëzimi institucional mes qyteteve tona, me fokus në projekte rinore, edukative dhe shkëmbime ekonomike.

Ky takim hap perspektiva të reja për zhvillimin e mëtejshëm të Himarës dhe forcimin e lidhjeve miqësore mes dy vendeve 🇦🇱🤝🇦🇿.

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…