
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, akordohen dekorata për 22 personalitete
Në Pallatin e Kongreseve u përkujtua sot në një mbrëmje solemne 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut.

Në Pallatin e Kongreseve u përkujtua sot në një mbrëmje solemne 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut.
Në mbrëmjen, ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bajram Begaj si dhe kryeministri Edi Rama, u zhvillua ceremonia e dekorimit të 22 personaliteteve me të tre urdhërat kombëtarë: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik.
Dy medaljonët e para të 100-vjetori të Urdhrit të Skëndërbeut, kryeministri Edi Rama i shpërndau për Artan Lamen si dhe Filip Rrumbullakun duke ia dorëzuar familjarëve të tyre ndëesa i cilësoi dy shërbestarë të papërtuar të reformës kuptimlotë të titujve të nderit.
“Dy burra që nuk janë më, por që me pasionin dhe dijen e tyre mbi fushën e urdhrave, medaljeve e shenjave dhe zakoneve të tjera të shtetit, do të kujtohen si bartës besnikë të një amaneti shtetëror, që dukej i varrosur përgjithmonë nën këmbët e injorancës me pushtet. Sonte, Republika u shpreh familjeve të tyre mirënjohjen e saj për të ndjerët”, tha Rama.
Burimi ATSH

















