Presidenti Begaj viziton Kosovën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nis sot vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nis sot vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë institucional me drejtuesit më të lartë të shtetit.

Zyra e shtypit e Presidencës konfirmon se vizita vjen në kuadër të 50 vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve në Kosovë.

Në krahun tjetër, Policia e Kosovës ka hartuar një plan masash për periudhën 9–10 dhjetor 2025. Autoritetet policore kanë paralajmëruar se në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, të cilat do të realizohen në intervale të shkurtra kohore, varësisht nga lëvizjet e delegacionit.

Deri më tani nuk ka detaje ose ndonjë agjendë për takimet që do të ketë me zyrtarë të Kosovës.

Po ashtu, në zonat e përcaktuara mund të ketë edhe ri-orientim të trafikut në rrugë alternative, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe evitimin e pengesave. Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar se masat janë të domosdoshme për sigurinë e përgjithshme dhe zhvillimin e papenguar të agjendës zyrtare.

Vizita e Presidentit Begaj konsiderohet një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa pritet që gjatë takimeve të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë ndërmjet dy vendeve.

Marrë nga ATSH

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh),…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh),…