Rama: Ankimimi në Kushtetuese nuk është betejë politike, por mbrojtje e kufijve kushtetues

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qëndrimi i tij lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë mbetet i pandryshuar.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qëndrimi i tij lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë mbetet i pandryshuar.

Në Podkastin “Flasim”, Rama theksoi se ankimimi i paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nuk përfaqëson një betejë politike, as një kundërvënie ndaj drejtësisë, dhe as presion ndaj kujtdo, por një nevojë për sqarim për qytetarët që i kanë besuar përgjegjësinë e drejtimit të vendit.

Sipas Kryeministrit, ky ankimim është një betejë institucionale dhe thelbësore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për të mos lejuar marrjen e kompetencave ekskluzive të Kryeministrit, qeverisë, parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë. Ai e cilësoi situatën si një precedent që cenon drejtpërdrejt demokracinë dhe krejtësisht të panjohur në Europë dhe në botën demokratike.

Rama theksoi se ky veprim, i cili de jure paraqitet si masë ligjore, por de facto nënkupton nënshtrimin e institucioneve, po sjell pasoja të përditshme me ndikim të gjerë. Ai u shpreh se publikimi i shembujve konkretë synon të sqarojë qartësisht situatën dhe pasojat që po shkaktohen.

“Edhe një herë dua ta theksoj se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvënie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi. Por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për mos lejimin e marrjes së kompetencvave ekskluzve të kryemisnitrit, qeverisë, parlamentit nga një prokuror dhe gjykatës”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi, i cili formalisht paraqitet si masë ligjore, de facto po krijon një mekanizëm nënshtrimi të ekzekutivit, duke prodhuar pasoja të përditshme për funksionimin e shtetit. Ai u shpreh se publikimi i shembujve konkretë synon t’u shpjegojë qytetarëve qartë situatën dhe ndikimet që po shkaktohen.

“Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë politike, nuk është kundërvënie ndaj drejtësisë dhe as presion mbi askënd. Është një betejë institucionale, një betejë për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për të mos lejuar marrjen e kompetencave ekskluzive të Kryeministrit, qeverisë e parlamentit nga një prokuror apo gjykatës”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se situata përbën një precedent të rrezikshëm.

“Është një precedent kërcënues për demokracinë në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës dhe krejtësisht i panjohur në Europë dhe në botën demokratike”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se ndante qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje pasi gjykonte se jo vetëm pasojat, por edhe dëmet mund të bëhen të pallogaritshme.

“Arsyeja, pse i ndan disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme”, vijoi ai.

Këtu Rama solli si shembull arresti me burg të dy drejtorëve të rëndësishëm, atij të ARRSH-së, dhe KESH-it.

“Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë.

“Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar”, tha kreu i qeverisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të…