Rama: Stërvitja e shpresës dhe disiplina e bamirësisë, dy zakone që qëndrojnë më lart se të tjerët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se stërvitja e shpresës dhe disiplina e bamirësisë janë dy zakone që qëndrojnë detyrimisht më lart se të tjerët.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se stërvitja e shpresës dhe disiplina e bamirësisë janë dy zakone që qëndrojnë detyrimisht më lart se të tjerët.

I pranishëm në ceremoninë 10-të vjetorit të nismës vullnetare “Fundjavë Ndryshe”, Rama e cilësoi nismën, si një prej shembujve më kuptimplotë të humanizmit dhe solidaritetit qytetar në Shqipëri.

Kryeministri vlerësoi rolin e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, duke e cilësuar si një institucion moral të shoqërisë shqiptare që ka ngritur “zakonet e zemrës” dhe ka krijuar një kulturë të re solidariteti, ku shpresa dhe bamirësia ecin dorë për dore dhe ndikojnë në të gjitha dimensionet e jetës komunitare.

10-vjetori i kësaj nisme përkon me Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, duke e bërë, sipas tij, edhe më domethënëse këtë nismë që për një dekadë ka bashkuar mijëra të rinj në shërbim të njerëzve në nevojë.

Kreu i qeverisë theksoi se vullnetarizmi dhe bamirësia janë vlera që nuk ndërtohen rastësisht, por si rezultat i përpjekjes së përditshme dhe kulturës së kujdesit për tjetrin. Duke u ndalur te koncepti i shpresës, Rama tha se ajo duhet trajtuar si një forcë që kërkon përkushtim dhe stërvitje.

“Shpresa është një muskul. Dhe si çdo muskul rritet vetëm kur stërvitet dhe forcohet kur ekspozohet ndaj vështirësive, pengesave dhe zhgënjimeve”, deklaroi ai, teksa shtoi se shpresa e pastërvitur mbetet e brishtë, ndërsa shpresa e forcuar bëhet nxitje për të ecur përpara si individë dhe si shoqëri.

“Dhe të dyja jetojnë bashkë edhe shpresa – që pa bujarinë kthehet në abstraksion, bëhet një muskul që mund të rritet në vetvete, por nuk i jep trupit atë forcën e domosdoshme për të shkuar përpara – ndërsa bamirësia pa shpresën kthehet në ofendim”, theksoi ai.
Duke folur për bamirësinë, Rama nënvizoi se ajo shpesh keqkuptohet si gjest i rastësishëm, ndërkohë që në thelb është një akt i thellë njerëzor që kërkon marrëdhënie të sinqertë me tjetrin.

Në 10-vjetorin e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, një iniciativë vullnetare që u shndërrua në një simbol të humanizmit, Rama tha se, “ajo që ndodh me këtë fondacion në tërësi dhe ajo që ndodh në tërësi kur njerëzit organizohen dhe bëhen bashkë në këtë mënyrë është ndërtimi i zakoneve të zemrës dhe natyrisht që mes këtyre zakoneve të mbledhura bashkë për të bërë një zakon të një grupi njerëzish, stërvitja e shpresës dhe disiplina e bamirësisë janë dy zakone që qëndrojnë detyrimisht më lart se të tjerët dhe nga të cilët varen të gjithë zakonet e tjera në këtë qasje ndaj tjetrit”.

Kryeministri theksoi se, ne jetojmë në një kohë që i vë në provë çdo ditë, çdo sekondë edhe shpresën, edhe bamirësinë – e kuptuar si bujari, si respekt, si njohje e tjetrit, si pasqyra jote.

“Çdo ditë e dëgjojmë sa zhurmë bën cinizmi, sa e fortë, sa e lirë – në kuptimin pa asnjë kosto – dhe sa ngjitëse është zhurma e së keqes dhe sa e lehtë është përhapja e dëshpërimit, ndërkohë që duket tejet e vështirë përhapja e shpresës, se sa e lehtë është të gjykosh dhe të paragjykosh dhe se sa e vështirë duket të ndihmosh”, tha Rama.

Por nga ana tjetër, shtoi kreu i qeverisë, “ajo që është mirë ta kujtojmë vazhdimisht – dhe që sot kjo ngjarje jubilare e Fondacionit e kujton nga minuti i parë, deri në minutën e fundit – është që dëshpërimi nuk e ka ndërtuar kurrë një shkollë, cinizmi nuk e ka shëruar kurrë një fëmijë të plagosur dhe të pajtuarit me indiferencën, nuk e ka hapur kurrë një rrugë të re shprese për askënd. Vetëm shpresa e stërvitur mund ta bëjë këtë dhe vetëm bamirësia kur është kthyer në disiplinë mund t’i japë krahë shpresës”.

Rama u shpreh se e përditshmja është diçka krejt tjetër.

“Është të zgjohesh çdo mëngjes me një bindje kokëfortë se duhet bërë sot, prapë edhe një herë stërvitja e shpresës. Është të zgjohesh çdo mëngjes me bindjen kokëfortë se për të ushqyer shpresën duhet të bësh pasqyrën dhe në fund fare të praktikosh bamirësinë, do të thotë që ta refuzosh idenë se jeton vetëm dhe se je i vetëmjaftueshëm me ata me të cilët jeton, duke kujtuar dhe menduar se jeta do të jetë gjithmonë po ashtu”, tha Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…