Rama: Pyllëzojmë zonat e djegura me dronë, zgjerojmë fidanishtet publike

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim mbi prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, të cilat do të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.


Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim mbi prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, të cilat do të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se mjedisi gjendet përballë një sfide të madhe që janë zjarret gjatë verës, të cilat shkaktojnë dëme kolosalë.

Rama theksoi se është investuar në teknologji për të rritur kapacitete mbjellëse përmes pyllëzimeve me dronë, që sipas tij sjell saktësi dhe eficiencë.

“Jemi në një tjetër sfidë të madhe që e kemi parë të tërë dhe e shohim sidomos gjatë sezonit të verës kur temperaturat rriten shumë, që është sfida e madhe e zjarreve. Për këtë arsye është nevoja që të ndërhyjmë më shumë, me tepër kurajo në aspektin e reformës dhe shumë më tepër angazhim në aspektin e vëmendjes, sa i përket pyjeve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal tek nevoja për të rritur kapacitetet për pyllëzim.

“Askush, askund, nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë, bëjnë dëme deri edhe kolosale, por nuk mund të qëndrojmë duke përsëritur të njëjtën gjë, sado që mund të ketë qenë rezultative në periudha të mëparshme, kur nevojitet të bëjmë diçka tjetër pikërisht sepse duhet t’i përgjigjemi sfidës, duke reaguar dhe investuar pa humbur kohë në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë. Po angazhojmë dhe burime të reja financiare për të futur dhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron që sjellin saktësi, eficiencë. Janë buxhetuar për vitin që po vjen dhe duke ndërtuar një bazë vitin që vjen, do të rrisim edhe financimet edhe intensitetin e këtyre pyllëzimeve në vitet e mëtejshme”, tha Rama.

Një tjetër domosdoshmëri që ka sjellë kjo kohë, theksoi Rama, është edhe zgjerimi i fidanishteve publike.

“Është domosdoshmëria për të zgjeruar kapacitetin e fidanishteve publike duke bashkëpunuar me bashkitë, por edhe duke mbështetur Agjencinë e re Kombëtare të Pyjeve dhe Zonave të Mbrojtura, për të krijuar fondin e vet dhe për të pasur rrjetin vet të fidanishteve”, tha Rama.

Rama sqaroi se “në këtë drejtim kemi ndërhyrë dhe ligjërisht për të sjellë një risi që sapo ka hyrë në fuqi, lidhur me detyrimin e të gjithë atyre që ndërtojnë në Shqipëri që të kontribuojnë për këtë fond të gjelbër”.

Kreu i qeverisë shtoi se një tjetër element i domosdoshëm është fuqizimi me teknologji edhe në aspektin e prodhimit të fidanëve.

“Ka sot mundësi të reja në këtë drejtim dhe plani i Ministrisë së Mbrojtjes është që t’i shfrytëzojmë këto mundësi, ashtu sikundër edhe mundësinë e pamatë të vënies në shfrytëzim të Inteligjencës Artificiale”, shtoi Kryeministri Rama.

Rama theksoi se një tjetër gjë që koha ka treguar më së miri, është fakti që zonat e mbrojtura nuk janë penguese të zhvillimit ekonomik.

“Nëse i menaxhojmë me zgjuarsi dhe në mënyrë kreative dhe administrohen si duhet në aspektin e mbledhjes së të ardhurave, të ardhurat nga zonat e mbrojtura mund të jenë të konsiderueshme dhe të funksionojnë më së miri si burim i atyre komuniteteve që jetojnë në ato territore”, tha Rama.

Rama shtoi se sot janë mbi 1 milionë hektarë të përfshira në territorin e përgjithshëm të zonave të mbrojtura që janë gati 22% mbarë territorit.

Por, theksoi kreu i qeverisë “nuk mjafton ta thuash këtë në mënyrë të përgjithshme, se ajo që duhet, është pastaj futja më thellë dhe në mënyrë të detajuar brenda gjithë këtij territori që përmbledh mbi 1 milion hektarë, për të parë, se si në çdo pjesë të tij, potencialet e zhvillimit ekonomik janë po aty, pa qenë nevoja për të ndërhyrë në zhvillime, që shumë më tepër dëmtojnë, se sjellin zhvillim të qëndrueshëm në një afat më të gjatë”.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.