Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.


Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Kështu bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi ku u diskutua mbi prioritetin e mjedisit dhe pyjeve, që do të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Rama theksoi se të ardhurat janë katërfishuar për shkak të sistemit të menaxhimit elektronik të të ardhurave, i cili sipas tij do të shtrihet në gjithë territorin.

“Agjencia e Zonave të Mbrojtura i ka katërfishuar të ardhurat e veta vetëm në periudhën e 3-4 viteve të fundit. Po të shohësh nga vijnë këto të ardhura kuptohet se potenciali është shumë më i madh”, shtoi Rama.

“Kryesisht rreth 70% i këtyre të ardhurave të katërfishuara, vijnë nga tre pika që janë Syri i Kaltër, Kune Vain dhe Mali i Dajtit, vijnë jo vetëm për shkak të fluksit, sepse fluks ka edhe në pika të tjera, por sepse sistemi i menaxhimit elektronik të të ardhurave ka sjellë një hop cilësor gjë që e bën të domosdoshme shtrirjen e këtij sistemi në të gjithë territorin”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…