Ibrahimaj: Buxheti 2026, fokus te pensionistët dhe rritja e pagave

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi se buxheti i vitit 2026 është i fokusuar për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke pasur në qendër të vëmendjes mbështetjen për pensionistët, rritjen e pagave dhe krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi se buxheti i vitit 2026 është i fokusuar për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke pasur në qendër të vëmendjes mbështetjen për pensionistët, rritjen e pagave dhe krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve.

Në një bashkëbisedim me banorë të njësinë 6 dhe lagjes 14 në Tiranë, Ibrahimaj u shpreh se buxheti 2026 bën realitet premtimet e fushatës elektorale, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe mbështetje për familjet shqiptare.

Ajo shtoi se, nga 1 janari 2026, pensioni mesatar në zonat urbane do të arrijë në 400 euro, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e pensionistëve.

Ministrja foli gjithashtu për shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët, i cili sipas saj, është rritur çdo vit.

Një tjetër nismë e rëndësishme është rritja e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro nga viti 2026, duke përfituar rreth 300 mijë qytetarë.

Më tej, Ibrahimaj vuri në dukje se për të mbështetur punonjësit e administratës publike, janë parashikuar rritje pagash për sektorë të ndryshëm, mesatarisht 3-5 mijë lekë në muaj.

Nga ana tjetër, theksoi ministrja, mbështetje më e madhe është dhënë për sektorë prioritare si shëndetësia dhe policia, të cilët përveç indeksimit do të përfitojnë edhe rregullimin e skemës së vjetërsisë.

Për të rinjtë, vijoi Ibrahimaj, qeveria ka parashikuar një fond prej 12 milionë euro për programet e punësimit

Njëkohësisht do të rritet me 1,5 miliardë lekë edhe mbështetja për sektorin e shëndetësisë, me fokus te onkologjia. Ibrahimaj tha se nga 2026, do të implementohet mbulimi universal për shërbimet onkologjike.

Ky buxhet, sipas ministres Ibrahimaj, është një hap i rëndësishëm për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Shqipërisë.

Burimi ATSH

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…