Salla: Mandarinat shqiptare janë pa pesticide të palejuara

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Konispolin, rajoni kryesor i prodhimit dhe eksportit të mandarinave në Shqipëri.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Konispolin, rajoni kryesor i prodhimit dhe eksportit të mandarinave në Shqipëri.

Ministri së bashku me Kryetarin e Bashkisë Konispol, Ergest Dule, u takuan me fermerët dhe grumbulluesit për të adresuar shqetësimet që janë përhapur në medie mbi përdorimin e pesticideve të ndaluara nga Bashkimi Evropian apo nga lista e miratuar nga Ministria e Bujqësisë në mandarina.

Duke marrë fjalën ministri Salla konfirmoi se, “analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit tonë “Made in Albania””.

Ai shtoi se fermerët e Konispolit janë profesionistë të trajnuar dhe të pajisur me analiza nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, të cilat konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit vendas.

Ai theksoi gjithashtu se situata e krijuar lidhet me dinamikat ndërkombëtare të tregut, të ngjashme me ato që po përjetojnë edhe disa vende të Bashkimit Evropian. Ministria planifikon që nga fillimi i vitit të ardhshëm të nisë digjitalizimi i monitorimit të farmacive bujqësore, një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë dhe kontroll.

Paralelisht, Salla njoftoi punën për ngritjen e Urdhrit të Agronomit, i cili do të forcojë gjithë zinxhirin bujqësor, duke përfshirë prodhuesit, tregun dhe grumbulluesit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar në mbështetje të fermerëve dhe në mbrojtje të prodhimit vendas, duke garantuar standarde të larta cilësie dhe siguri për tregun vendas dhe eksportin.

Burimi ATSH

Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim…