NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Jeni aleati ynë

NATO ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin tonë një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.


NATO ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin tonë një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.

Në mesazhin e urimit, NATO thotë se Shqipëria është një aleat, duke ftuar të gjithë që t’i bashkohen festës.

Postimi është shoqëruar me një imazh ku paraqitet një pjesëtar i Forcave të Armatosura i pajisur me mjete moderne, duke mbajtur në uniformë flamurin kombëtar shqiptar.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: 113 vite më parë një flamur u ngrit dhe bashkë me të edhe një komb

Në 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në sheshin historik të Vlorës u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit…

Global 360

Osmani uron Pavarësinë: Kosova e Shqipëria dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi sot shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Peleshi: 113 vite më parë një flamur u ngrit dhe bashkë me të edhe një komb

Në 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në sheshin historik të Vlorës u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit…