Specialistët bullgarë u dhanë shpresë familjeve me probleme të rënda riprodhuese në Korçë

Për herë të dytë brenda pak muajve, Fondacioni Kujtesa Bullgare dhe themeluesi i tij Dr. Milen Vrabevski organizuan dhe financuan ekzaminimeve mjekësore falas për familjet me probleme riprodhuese në qytetin e Korçës – në bashkëpunim me fondacionin bullgar “Dua Bebe” dhe ekipin e Qendrës Mjekësore “ReprobioMed” në krye me specialistin e njohur Dr. Georgi Nikolov.


Për herë të dytë brenda pak muajve, Fondacioni Kujtesa Bullgare dhe themeluesi i tij Dr. Milen Vrabevski organizuan dhe financuan ekzaminimeve mjekësore falas për familjet me probleme riprodhuese në qytetin e Korçës – në bashkëpunim me fondacionin bullgar “Dua Bebe” dhe ekipin e Qendrës Mjekësore “ReprobioMed” në krye me specialistin e njohur Dr. Georgi Nikolov.

Кëtë herë specialistët konsultuan njerëz me probleme të rënda – gra me rezervë ovariane të shteruar, familje me disa tentativa të pasuksesshme për riprodhim të asistuar, të cilat tashmë kanë dëgjuar fjalën „e pamundur“.
„Këtë herë tek ne erdhën vetëm gra dhe familje me probleme të rënda në ngjizjen e shtatzënisë ose që kanë përjetuar shtatzëni të komplikuara apo të dështuara. Konstatuam mangësi në trajtimin e mëparshëm dhe gjatë dy ditëve të vizitave tona jepnim rekomandime konkrete. Nëse pacientët i respektojnë, rezultatet mund të jenë shumë pozitive. Niveli i mjekësisë riprodhuese në Bullgari është i avancuar dhe prandaj shpresoj që t’u kemi qenë të dobishëm dhe t’u kemi dhënë këtyre njerëzve jo vetëm informacione të vlefshme mjekësore, por edhe një qasje të re ndaj problemeve të tyre“, komentoi Dr. Nikolov.

Gjatë hapjes së nismës në Balcan Medical Clinic në Korçë ekipi bullgar dhe kolegët mikpritës mbollën simbolikisht një fidanë ulliri – shenjë e fillimit të ri, jetës dhe shpresës.

Secili rast i suksesshëm i lindjes së asistuar me ndihmën e ekipit bullgar në bashkëpunim me specialistët shqiptarë do të shënohet simbolikisht me një shirit të bardhë të varur në pemë.

Vizitat falas përfshinin konsultë të specializuar, ekografi, PAP-test dhe spermogramë.

Por gjatë dy ditëve, pacientët morën shumë më tepër se kaq – ata dolën nga klinika me shpresën se ëndrra e tyre për t’u bërë prindër është ende e gjallë.
Nisma u realizua me mbështetjen e ambasadës bullgare në Tiranë.

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…