Kryebashkiaku i Piana degli Albanesi uron 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Kryebashkiaku i Piana degli Albanesi, Rosario Petta, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar lidhjen e pazgjidhshme mes komunitetit arbëresh dhe mëmëdheut shqiptar.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e pavarësisë dhe të flamurit shqiptar, nga Arbëreshët të Horës e Arbëreshëvet”, shkruan Petta në urimin e tij në shqip, duke nënvizuar krenarinë e komunitetit për origjinën dhe traditat që ruhen me devotshmëri prej shekujsh.
Piana degli Albanesi vijon të mbetet një prej qendrave më të rëndësishme të kulturës arbëreshe në Itali, ku gjuha, zakonet dhe simbolet shqiptare përcillen brez pas brezi.
Në këtë ditë të shënuar, bashkia e qytetit i bashkohet urimeve dhe festimeve mbarëkombëtare, duke e kthyer 28 Nëntorin në një urë të gjallë mes traditës arbëreshe dhe identitetit shqiptar.
Burimi ATSH