Shpallen 20 zona për investime industriale dhe turistike në Shijak

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shpalljen e disa zonave në bashkinë Shijak si “zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”


Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shpalljen e disa zonave në bashkinë Shijak si “zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, një masë e rëndësishme që synon të nxjerrë në pah potencialin ekonomik dhe turistik të territoreve malore të kësaj bashkie.

Sipas vendimit, zonat zhvillimore përfshijnë njësitë administrative Maminas dhe Gjepalaj dhe shtrihen rreth rezervuarëve kryesorë të zonës, përkatësisht Rubjek 1 dhe 2, Karrec, Karpen, Metallë, Callikës, Çizmelisë, Shtrazës dhe Terzies. Sipërfaqet e këtyre zonave variojnë nga 1,4 hektarë deri në 169,56 hektarë, sipas hartave të sistemit KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto dhe të bashkëlidhura vendimit.

Konkretisht, zona më e madhe zhvillimore është Rubjek 2 në njësinë administrative Maminas, me 169,56 ha, ndërsa zona më e vogël është rezervuari i Metallës, me 1,4 ha.

Të gjitha këto zona janë të përcaktuara me kujdes për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, duke përfshirë investime në sektorin industrial dhe atë turistik.

Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes dhe daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, duke mundësuar monitorim dhe menaxhim efektiv të zhvillimeve në terren.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…