Gonzato: Shqipëria në fazë thelbësore të procesit të anëtarësimit

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, “Shqipëria ka hyrë në një fazë thelbësore të procesit të anëtarësimit, faza që vijon çeljen e të gjithë grup-kapitujve”.


Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, “Shqipëria ka hyrë në një fazë thelbësore të procesit të anëtarësimit, faza që vijon çeljen e të gjithë grup-kapitujve”.

Në fjalën e tij në aktivitetin “Dita e Kërkimit Parlamentar: Roli i Parlamentit në Procesin e Anëtarësimit në BE”, Gonzato u shpreh e se, “edhe pse çelja e të gjithë grup-kapitujve është një arritje e qartë e përftuar me shpejtësi të jashtëzakonshme, faza tjetër që do të jetë vendimtare dhe qartësisht më sfiduese, sepse mbyllja e kapitujve negociues është më e vështirë se çelja e tyre”.

Gonzato nënvizoi se, “kjo është koha kur vendosmëria e aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reforma rrënjësore dhe të qëndrueshme për t’u harmonizuar me standardet dhe acqui të BE-së do të vihet në sprovë”.

“Kjo është koha po kështu kur fokusi, skrupuloziteti dhe vendosmëria janë të nevojshme dhe është po kështu një kohë kur të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare duhet të luajnë rolin e tyre në qoftë se do të duhet të përmbushet objektivi ambicioz për t’i mbyllur negociatat e anëtarësimit deri ën fund të vitit 2027”, tha Gonzato.

Ambasadori theksoi se, “për rrjedhojë po hyjmë në një fazë tejet komplekse teknikisht dhe politikisht të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë”.

Në këtë fazë, theksoi ai, parlamenti luan një rol thelbësor.

Në aktivitetin e sotëm deputetë, ekspertë dhe përfaqësues ndërkombëtarë diskutuan rolin e Parlamentit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te rëndësia e kapaciteteve kërkimore në hartimin e ligjeve.

“Kuvendi është forumi legjitim ku propozohet legjislacioni, ku diskutohet e miratohet”, u shpreh Gonzato.

Ai shtoi se, parlamenti ka dhe rolin e monitorimit të këtij legjislacioni.

“Për të garantuar cilësinë e këtyre proceseve kërkimi parlamentar është absolutisht i domosdoshëm, është themeli i politikëbërjes bazuar në të dhëna”, theksoi Gonzato.

Sipas tij, kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndikon në besimin publik në procesin e integrimit.

Gonzato shtoi se anëtarësimi duhet të përfshijë jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën dhe shoqërinë civile, dhe të mbështetet nga një konsensus i gjerë politik dhe shoqëror.

“Nuk duhet parë vetëm harmonizimi ligjor me BE se nuk është vetëm kjo arsyeja për të pasur kërkimin cilësor parlamentar, por edhe për të analizuar ndikimi social-ekonomik të bizneset dhe qytetarët se kjo është arsyeja për të arritur standardet e BE-së. Kërkuesit duhet të paraqesin ligjvënësve kostot dhe ndikimin strukturor në shoqëri. Kjo përmirëson cilësinë e ligjeve dhe i hap rrugën zbatimit të tyre. Kërkimi forcon legjitimitetin dhe efektivitetin e parlamentit, rrit transparencën dhe ndërton besimin publik në procesin e integrimit.

Integrimi duhet të ketë një mbështetje të gjera politike e shoqërore, jo vetëm nga qeveria por edhe opozita e qytetarët. Reformat duhen miratuar mbi fakte dhe të shpjegohen përfitimet e tyre për qytetarët”, tha Gonzato.

Burimi ATSH

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…